• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin shifrat, me sa lekë ra paga mesatare mujore për 3 mujorin e parë të 2018

by Java News
20/08/2018 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paga mesatare në ekonomi i është kthyer rënies përgjatë tremujorit të parë të vitit, duke konfirmuar edhe njëherë që ekonomia e vendit po i largohet gjithnjë e më shumë produktivitetit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, paga mesatare mujore në ekonomi u ul në janar-mars 2018 me 3 për qind ose 1468 lekë më pak.

Kështu pagesa mesatare mujore për një të punësuar në Shqipëri arriti në 49,145 lekë nga 50,614 lekë që ishte në fund të vitit 2018.

Në të njëjtën masë, 3 % raportohet edhe rënia e pagës mesatare në sektorin publik, e cila në tremujorin e parë të 2018 shkoi në 59,728 lekë, nga 61,600 lekë që ishte në fund të vitit.

INSTAT për përcaktimin e pagës mesatare në shtet ka nisur të marrë si reference të dhënat nga listëpagesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, më parë këto të dhëna merreshin nga pasqyrat e programit statistikor.

Më të dhënat zyrtare pagat kanë pësuar rënie në tremujorin e parë, teksa tatimet nisën një aksion në të gjithë vendin.

Drejtoria e riskut në Tatime njoftoi javën që shkoi se ka filluar të marrë në analizë nivelin e deklarimit të pagave të punonjësve për profesione të ndryshme, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës.

Nga këto analiza, është konstatuar se disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Punësimi në Shqipëri po përmirësohet, por vendet e reja të punës janë me produktivitet të ulët. Banka e Botërore zhvilloi një anketë për shpërndarjen e vendeve të reja të punës në periudhën 2014-2016 dhe gjeti se rritja e punësimit ishte e shoqëruar me një ofertë punë që kërkon kualifikim shumë të ulët.

Me fjalë të tjera, megjithëse u krijuan vende të reja pune (punësimi u rrit me 11 për qind në periudhë, ose 114,000 vende pune), këto punë të reja ishin, mesatarisht, më pak produktive sesa vendet ekzistuese të punës. Për pasoje Shqipëria ka nivelin e pagave më të ultin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, rritja e punësimit ishte më e madhe në prodhim me (27 %), ndjekur nga bujqësia (18 %), tregtia (19 %), shërbimet e biznesit (14 %), TIK (10%) dhe turizmi (7%). /ma.me

Monitor

Next Post
Rrëfimi i Igli Tares: Nga nostalgjia për Partizanin, te superlativat për Buffon

Igli Tare: Panuçit duhet t'i jepet kohë, por koha lidhet me rezultatet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

August 26, 2026
RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

August 26, 2026
Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

August 26, 2026
Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

August 26, 2026
INTERVISTA/ Aleksandër Çipa: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

VIDEO / Rrëfehet Aleksandër Çipa: Historia e dashurisë dhe momenti kur iu afrua vdekjes

August 26, 2026
Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

August 26, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com