• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dalin shifrat, ja sa refugjatë në vit do pranojë Gjermania

by Java News
09/10/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujdi pas konsultimesh 10- orëshe mes partive të unionit konservator, CDU e CSU. Tek çështja e debatuar e refugjatëve palët bien dakord të mos kalohet shifra e 200.000 vetëve.

CDU e CSU do të vazhdojnë konsultimet e tyre paraprake për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët para fillimit të bisedimeve të koalicionit me Liberalët e Të Gjelbrit edhe pas ujdisë së arritur për refugjatët.

Sipas të dhënave nga CDU, Merkel dhe Seehofer sqarojnë të hënën detajet e ujdisë së arritur për refugjatët. Në konsultime 10 orëshe të dielën (08.10) partitë e unionit gjetën një gjuhë të përbashkët për çështjen e refugjatëve.

Kompromisi mes CDU e CSU parashikon objektivin që brenda një viti të pranohen maksimalisht 200.000 refugjatë, me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Në versionin final të cituar nga agjencia gjermane  e lajmeve, dpa thuhet se „duam të arrijmë që numri i përgjithshëm i pranimeve të refugjatëve për arsye humanitare…të mos kalojë shifrën 200.000 vetë në vit.“

Debati vazhdon

Por unioni CDU/CSU pritet të ketë divergjenca disamujore shkruajnë mediat gjermane, e kjo pavarësisht nga rezultatet e takimit Merkel-Seehofer. Debat themelor është orientimi i ardhshëm i partive konservatore. Merkel është për një kurs me orientim më tepër nga qendra, ndërsa Seehofer kërkon më në fund kthesën djathtas, pas rezultateve të dobta në zgjedhje. „Pa një sqarim, nëse ne jemi edhe nga përmbajtësore parti simotra, nuk mund të kemi bisedime paraprake” ështe shprehur, kreu i grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt

CDU e CSU po kërkojnë të përcaktojnë kursin konservator në të ardhmen para fillimit të bisedimeve për koalicionin me liberalët dhe Të Gjelbrit. Bisedimet e zhvilluara në „Konrad Adenauer Haus”, Berlin, ku Angela Merkel u takua të dielën (08.10) me kreun e CSU-së, Horst Seehofer u cilësuan si në një atmosferë konstruktive e miqësore. Politikani i CDU-së, Rainer Haseloff u shpreh se „e rëndësishme është krjimi i qeverisë brenda këtij viti”. Kërkesat për qartësimin e pozicioneve brenda unionit vijnë edhe nga Të Gjelbrit, Liberalët, por edhe e majtë.

Përgjegjësi për qeveri të stabilizuar

Pas suksesit të AfD-së, Seehofer këmbëngul për forcimin dhe kthimin tek profili konservator i unionit. Lidhur me bisedimet e koalicionit me Të Gjelbrit, CSU u shpreh se është e hapur duke theksuar se ka „një pjesë të kufizuar ujdie” në programet e partive. Ndërsa kreu i CSU-së, Seehofer kërkon në një plan 10-pikësh për unionin rikthimin e vlerave konservatore si kultura orientuese, patriotizmi.

Kreu i socialdemokratëve në opozitë, Martin Schulz i sulmoi partitë e unionit në një intervistë për „Bild am Sonntag”. Ai u shpreh se „CDU e CSU dalin si grup parlamentar i përbashkët në Bundestag por në të vërtetë janë parti të armiqësuara.”

DW

Next Post
Vjedhja spektakolare e kasafortës, 1.3 vjet burg ish-drejtorit të bankës

Vjedhja spektakolare e kasafortës, 1.3 vjet burg ish-drejtorit të bankës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In