Ka një ulje në shifrat e jetëve të humbura që raportohen 24 orët e fundit nga rajoni i Lombardisë, më i prekuri nga koronavirusi në Itali.
Para pak u bë e ditur se janë 110 persona të vdekur 24 orët e fundit, nga 273 njerëz që humbën jetën një ditë më parë,.
Sakaq janë identifikuar edhe 1.460 të infektuar të rinj, në kushtet kur është rritur numri i testimeve që bëhen në popullatë.
Në total ka shkuar në 10621 numri i të vdekurve dhe 59.052 numri i të infektuarve. Raportohet edhe se janë shëruar orët e fundit 263 persona.