Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëshmshëprblim.
Provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’, janë siguruar pasi shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani investigimi, teksa agjentët e saj kanë zhvilluar biseda që edhe i kanë regjistruar me bashkëpunëtorë të ngushtë të Bechetit që provojnë skemat e tij. Të gjitha transpkriptet tashmë janë dorëzuar në një raport disa faqësh.
Ky është Marco Giontella, (MG) një konsulent tatimor dhe bashkëpunëtor për më shumë se 25 vitesh i i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese. Në raportin që ka dorëzuar qeria shqiptare Giontella, konsulent i biznesmenit edhe në ccështjen kundër Shqipërisë, e thotë hapur atë që quhet “modus operandi’ (Mënyrë veprime) të Becchettit.
MG: Sepse ata kanë shumë përvojë në këtë fushë. Shumë përvojë.
Agjenti 1: Klienti juaj?
MG: Po. Mund të them se fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1: Nuk është hera e parë që po e bëjnë? E bënë disa herë, për të fituar?
MG: Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagjinoni, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2: Krijon një rast?
MG: Krijon rastin.
Agjenti 2: Sepse ai sapo dha…
MG: Krijon. Ky klient lidh kontrata, duke pasur parasysh mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2: Pra, bëhet si një biznes.
MG: Po.
MG: Krijimi i çështjes. është një punë. është një punë.
Agjenti 2: Dhe ata fitojnë?
MG: Fitojnë, fitojnë, fitojnë.
Mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshin edhe kujdesjen që jo vetëm çëshja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, duke përfshirje lidhje dhe “praktika korruptive”.
MG: E di nga përvoja ime 30 vjeçare me të që ai ndikon në nominim.
Agjenti: E drejtë, pra…
MG: Por për të pasur…
Agjenti: Mënyrën e saktë.
MG: Është shumë delikate. E di, imagjinoni, klienti im ka pasur pak a shumë, 20 arbitrazhe
Agjenti: Arbitrazhe?
MG: 20, pak a shumë, pak a shumë.
Agjenti: E dini?
MG: Në këto 20, unë e kam ndjekur atë në në pesë a gjashtë, duke e njohur në mënyrë të përsosur rastin dhe e di se çfarë bën ai në këtë rast.
Agjenti: Pra, ju ndërtoni edhe çështjen që është e fortë dhe gjithashtu ai e di që ju keni arbitrat?
MG: Të dy.
Agjenti: Cilët?
MG: Të dy. Të dy.
Skemën e përcaktimit të të paktën 2 nga 3 gjyqtarët në ccështjen kundër Shqipërisë zbardh sërish Giontella (MG).
Agjenti: Pra, ju e dini nëse ai ka qenë në gjendje të ndikojë te gjyqtarët edhe në këtë rast?
MG: Po.
Agjenti: Sepse kundër një qeverie është mjaft e ashpër. Pra, unë do të imagjinoja, siç përmendët më parë, disa nga këto.
MG: Poo. Ata munden. Ata munden.
Agjenti: Dhe kjo është, gjithashtu, ashtu me arbitrat që ai zgjedh, bën të njëtën gjë edhe me Presidentin?
MG: Jo, jo, jo. Arbitër ai zgjedh njeriun e tij.
Agjenti: Është krejtësisht njeriu i tij?.
MG: Krejt njeriu i tij.
Agjenti: Po, por çfarë do të thuash? Gjithashtu…
MG: Jo, do të thotë që, nëse unë zgjedh një arbitër, përpara se ta zgjidhja atë, fola me të dhe i thashë: “Cili është mendimi juaj?” Nëse mendimi juaj është unë fitoj, unë ju zgjedh ju.
Agjent: Kam një pyetje tjetër, të cilën edhe mua më bënë. Kur zgjidhni Presidentin, ju zgjidhni edhe arbitrin tuaj, apo jo?
MG: Po, po.
Agjenti: Dhe ju thatë që më parë se klienti juaj ishte në gjendje të fliste me arbitrin paraprakisht dhe…
MG: Po, po, po, po. Absolutisht.
Agjenti: Dhe ai e dinte tashmë nga…
MG: Absolutisht po.
Agjenti: Pra, me Shqipërinë foli me të, me çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë, foli me arbitrin. Ai e dinte se arbitri do t’i jepte një rezultat pozitiv.
MG: Po.
Agjenti: Ai e dinte këtë paraprakisht?
MG: Po, po.
Agjent: Kam një pyetje tjetër. Gjithashtu, në rastin kundër Shqipërisë, sepse unë jam gjithmonë po shikoj për këtë shtet. Në këtë rast- ai pati një bisedë me arbitrin që zgjodhi dhe ai e dinte se do të votonte në anën e tij, para se të fillonte kjo.
MG: Po, po.
Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.
Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.
Raporti dha gjithashtu një deklaratë nga dëshmitari ekspert, një pedagog i universitetit italian Alberto Pasquale, në çështjen ICSID duke pranuar se ai gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .
“Z. Pasquale pohoi se ai ka shkelur detyrat e tij si një dëshmitar ekspert i paanshëm përmes ndërveprimeve të ngushta me z. Në vlerësimin e tij mashtrues, Z. Pasquale me vetëdije dha indikacione dhe deklarata të rreme për përmirësimin dhe rritjen e Agon Channel, ndërkohë që kishte një opinion krejtësisht të ndryshëm personal profesional (për të cilin ai u punësua) – se Agon Channel nuk kishte asnjë shans për t’u rritur,” pretendon raporti. “Z. Pasquale konfirmoi se roli i tij ishte të shërbente interesat e palës paguese (z. Becchetti) në procedurat e ICSID, në vend që të shërbente si ekspert i pavarur dhe objektiv.”
Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchetti. Si pjesë e Projektit të Hidrocentralit të Kalivacit, Becchetti nënshkroi marrëveshje sipërmarrjeje të përbashkëta me subjekte të ndryshme, përfshirë me organet shtetërore shqiptare dhe ndër të tjera me Deutsche Bank AG. Megjithatë, projekti shkoi keq dhe në vitin 2010 Becchetti dhe Deutsche Bank filluan procedurat e arbitrazhit, duke akuzuar secila tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të sipërmarrjes së përbashkët.
Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, i janë dorëzuar gjykatës në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë. /Shqiptarja.com