• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin pasardhësit e Llallës, ja emrat e kandidatëve

by A R
24/11/2017 09:02
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Ndërsa diskutohej se cili do ishte kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në kuvend, Enida Bozheku ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesvë të Gardës së Republikës.

Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi: Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë.

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike. “Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje.

Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja

ZBULOHEN EMRAT E KANDIDATËVE PËR KRYEPROKURORË

Gjatë emisionit “Debati ën Channel One” u bënë të ditur emrat e atyre që përfliten se mund të jenë kandidatët për të drejtuar prokuorinë e  Përgjthshme në një situatë kur kryeprokurorit Adriatik Llala i mbaron mandati dhe nga ana tjetër nuk kemi të ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij.

Ndodhur në këtë situatë kuvendi pritet të zgjedhë në fillim të dhjetorit kryeprokurorin e përkohshëm. Gjatë emisionit u zbuluan se 4 janë emrat më të përfolur: Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, (Prokurore në Prokurorinë e Përgjitshhme).

Gjithsesi deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar si kandidat apo si të përzgjedhur për tu votuar bnë kuvend.

Next Post
Hipotezat e para, Nëndetësja argjentinase ka shpërthyer

Hipotezat e para, Nëndetësja argjentinase ka shpërthyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In