• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dalin pamjet e operacionit ‘Poker’ në Mirditë/ Tre në pranga dhe 23 të proceduar, në ndihmë të Policisë edhe RENEA

by Java News
30/07/2021 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen detajet dhe publikohen pamjet nga operacioni i koduar “Poker”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit zhvilluar nga shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ata të Komisariatit Mirditë, në bashkëpunim Forcat Speciale RENEA.

Blutë kanë vënë në pranga tre shtetas, ndërsa kanë proceduar në gjendje të lirë 23 të tjerë, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike, një tavolinë pokeri, 2 kompjuterë, çipsa dhe dy aparate celular.

Burimet e Panorama thanë se të arrestuarit janë shtetasit Nikolin Prenga, pronari i lokalit, Marjo Tusha punonjës dhe Xhesjan Senaj.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi Nikolin Prenga ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientin e lokalit të tij, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit:

Nikolin Prenga., 46 vjeç, pronari i lokalit dhe Marjo Tusha, 21 vjeç, punonjës në lokal, banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim drogë”;

Xhesjan Senaj, 21 vjeç (klient në lokal), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Këtij shtetasi, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një tavolinë pokeri, çipsa, dy kompjuterë dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Zjarret në Vlorë/ Shefi i Zjarrfikësve: S’kemi automjete për tu futur në terrene të vështira. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe…

Zjarret në Vlorë/ Shefi i Zjarrfikësve: S'kemi automjete për tu futur në terrene të vështira. Njerëz të papërgjegjshëm djegin mbeturina dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

Sondazhi: 48 për qind e gjermanëve presin largimin e kancelarit Merz deri në fund të vitit!

September 19, 2026
Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

September 19, 2026
Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

September 19, 2026
Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

September 19, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

September 19, 2026
Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

September 19, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Po ku ishe ti o zot!’, këndohet në Prishtinë

September 19, 2026
FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!

September 19, 2026
FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

September 19, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

EMRAT/ Prokuroria e Fierit godet skemën e tjetërsimit të pronave në Levan, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com