• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dalin pamjet e masakrës së Vitit të Ri, vriten 400 ushtarë rusë, po festonin në bazë ndërrimin e viteve

by A R
02/01/2023 17:16
Sipas burimeve në terren, shkaku i identifikimit të bazës, ka qenë përdorimi i tepërt i celulareve nga ushtarët, që me gjasa po kryenin urimet e fundvitit

Sipas burimeve në terren, shkaku i identifikimit të bazës, ka qenë përdorimi i tepërt i celulareve nga ushtarët, që me gjasa po kryenin urimet e fundvitit

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sido që të shkojë lufta në Ukrainë në vitin 2023, viti që sapo iku shënoi pikërisht gjatë minutave të fundit një nga tronditjet më të mëdha për ushtrinë ruse.

Bëhet fjalë për qindra ushtarë të sapo rekrutuar, që ende kishin iluzionin e një normaliteti duke festuar ndërrimin e viteve, në bazën e tyre në Makiivka, në rajonin e pushtuar të Donjetskut.

Pikërisht në mesnatë, një sulm i mirë organizuar të forcave ukrainase me raketat amerikane HIMARS ka shkatërruar praktikisht të gjithë bazën. Bilanci sipas Kievit zyrtar flet për rreth 400 të vdekur, dhe 300 të tjerë që janë të plagosur në mënyra të ndryshme.

Shifrat e Kievit nuk pranohen tërësisht nga Moska, që gjithsesi nuk mund të fshehë tronditjen e marrë. Sot është pikërisht Ushtria ruse që është e detyruar të pranojë humbjen e shumë ushtarëve, zyrtarisht 63 sipas tyre.

Sipas burimeve në terren, shkaku i identifikimit të bazës, ka qenë përdorimi i tepërt i celulareve nga ushtarët, që me gjasa po kryenin urimet e fundvitit, që u shndërruan në ato të fundit të jetës së tyre.

Ndërkohë, ushtria e Moskës nuk ka ndalur sulmet ndaj objektivave të shumta, edhe pse sipas Kievit përgjigja kundërajrore ka eliminuar pothuajse çdo rrezik.

/a.r

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/01/hA8LWYI8GQxIgts4.mp4
Next Post
Tiranë, 18-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital, ndërron jetë sapo mbërrin

Pësoi arrest kardiak te sheshi ‘Skënderbej’ natën e ndërrimit të viteve, humb jetën në spital 58-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com