• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin në sipërfaqe rrënojat e një ure 2200 vjeçare në Sulzotaj të Divjakës

by Java News
30/10/2018 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stina e thatë dhe mungesa e reshjeve ka ndikuar në rënien e nivelit të lumit Shkumbin. Ku për pasojë në sipërfaqe kanë dalë rrënojat e një ure antike. Për urën nuk ka shumë të dhëna, tek tuk e ndeshim në ndonjë rresht tek libri Apolonia e Ilirisë shkruar nga  Z. Neritan Ceka, i cili na jep vetëm moshën e saj diku mes shekujve. II – I p. Kr. Vlen të theksohet se ndonjë studim i veçantë për këtë urë nuk është botuar ende dhe se dalja në sipërfaqe e rrënojave na jep mundësinë e artë për njohje dhe dokumentim e plotë të saj. Nuk do ishte e tepërt nëse rrënojat e kësaj urë të përfshiheshin si destinacion turistik për zonën e Divjakës.

Rrënojat e urës ndodhen në lindje të fshatit Sulzotaj tek vendi i quajtur “Pylli Taçes”. Prej saj ruhet vetë shpatulla jugore dhe një këmbëz. Për shpatullën veriore nuk mund ta themi me siguri nëse ajo ruhet apo jo për shkak të bimësisë dhe vendit tepër të thepisur.

Ajo që të kap menjëherë syri është vendi në të cilën është ndërtuar ura, këtu lumi kthen lehtë në të djathtë dhe terreni nuk gërryet. Shpatulla jugore e urës ka këto përmasa është e lartë 2.97 m (pjesa e dukshme ka mundësi të jetë edhe më e lartë por rrënjët e një peme e pengojnë të dallohet më mirë bimësia). Gjerësia është 4.5 m. Ajo përbëhet nga 11 radhë blloqesh guri lartësi dhe 7 blloqe gjerësi.

Blloqet përbëhen prej guri gëlqeror dhe konglomerat. Gurët kanë këto përmasa 52 x 33 x 40, 80 x 60 x 60, 75 x 33 x 38. Ka edhe blloqe me përmasa më të vogla. Teknika e përdorur pseudo-izodomike. Gurët janë të punuar mirë. Blloqet janë lidhur midis tyre me shufra hekuri. (dallohet një e tillë). Për këmbëzën e urës mund të thuhet që edhe ajo është e punuar me gurë.

Por duke qënë se ajo ndodhet në mes të lumit është vështirë të kuptosh profilin e saj. Në vija të përgjithshme mund të themi se kjo urë ka qenë ndoshta 55 metra? Dhe përbëhet nga vetëm një këmbëz. Ka mundësi që struktura e sipërme të ketë qenë me trarë? Megjithatë është ende herët të jepet një përshkrim i plotë. Në lidhje me urën Muzeu i Lushnjës ka njoftuar ASHA dhe pritet të bëhet një dokumentim i plotë i saj./a.ç

Next Post
Edita Tahiri: Thaçi po tërhiqet nga ideja për korrigjimin e kufijve

Edita Tahiri: Thaçi po tërhiqet nga ideja për korrigjimin e kufijve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

September 24, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com