• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin në dritë urdhrat e Elvis Demçes: Si kërkonte të vriteshin policët italianë

by A R
18/04/2022 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat italiane janë rikthyer për të folur për bosin shqiptar Elvis Demçe, i cili arriti që të merrte nën kontroll trafikun e drogës në Romë. Ai u arrestua në Janar falë një operacioni të madh policor. Demçe, i cili njihej edhe me nofkën “Spartacus” ishte një njeri shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli, lideri i një tifogrupi të Lazio-s. Piscitelli njihej me nofkën “Diaboliku” dhe u vra më  Gusht të 2019-s. Prej vdekjes së tij, shumë gjëra janë trazuar në Romë dhe kanë pasuar me ekzekutime të tjera mafioze e deri në arrestime të ndryshme.

Siç shkruan Il Giornale, 36-vjeçari Demçe kishte disa zona ku synonte të shpërndante drogën, përgjithësisht në Prenestino, Castelli Romani dhe Velletri. Mirëpo ai kishte mësuar se disa agjentë policie kishin kryer hetime për bandën e tij. Prandaj, Demçe kishte vendosur që të gjurmonte identitetin e tyre, për t’i frikësuar ose eliminuar. Kjo është zbuluar nga informacionet e siguruara të policisë europiane, pasi u mundësua aksesi në serverin e Sky Eç, i cili është një sistem i enkriptuar bisedash dhe përdoret nga shumë organizata kriminale.

Falë rrjeteve sociale, grupi kishte mundur që të zbulonte fytyrat e punonjësve të policisë që po kryenin hetime, por nuk dinin adresat e shtëpive. “Nëse ndokush do të dinte shtëpitë e tyre. Do shkonim e do i prisnim atje, poshtë shtëpive të tyre dhe t’u thonim që të pir*hen ata bij k*rvash”, thuhet në një regjistrim që është në dispozicionin e Europol.

Por “Spartacus” nuk kishte ndërmend vetëm të terrorizonte agjentët. Sipas asaj që del në bisedat e tij ai kërkon që të identifikohet shefi i agjentëve dhe të vritet. “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë ai. Për këtë arsye, siç shkruan Il Giornale ai nuk donte të vriste vetëm magjistratët Franceso dhe Giuseppe Cascini, por edhe policët e lidhur me çështjen e tij.

Madje për një prej agjentëve kishte dhënë direktiva të qarta: Nëse gjendet në ndonjë vend, t’i hidhen trutë në erë.

Tashmë të gjitha këto informacione janë në duart e drejtësisë. Mes tyre edhe një moment kur Demçe dhe banda e tij gjeti përgjues brenda makinës së tyre.

Kriminelët dyshuan për një oficer specifikisht. “Ka qenë pas meje prej një kohe të gjatë. Është me të vërtetë një bir k*rve. Duhet të jeni më të kujdesshëm me të”.

Por vendimi i Demçes ishte i qartë. “Nëse duhet, vriteni atë bir k*rve. Nuk kemi zgjedhje tjetër përveçse ta shkatërrojmë… Një plumb në kokë për ta shkatërruar. Përgatisni motorët, bisedoni me djemtë dhe bëhuni gati për veprim sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që e bëri këtë duhet qëlluar, shkatërrojini”, tha ai.

Në 7 Shtator 2020 banda kriminale arriti që të identifikojë policët e lidhur me ngjarjen dhe kanë shpërndarë me njëri tjetrin foto nga rrjetet sociale. Megjithatë planet e “Spartacus” nuk u realizuan. Bosi që donte të pushtonte Romën shkoi pas qelie për disa akuza shumë të rënda.

/a.r

Next Post
PS përjashton Berishën nga negociatat: Për presidentin e ri do të flasim me Alibeajn

PS përjashton Berishën nga negociatat: Për presidentin e ri do të flasim me Alibeajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com