• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dalin në ankand 8 biznese të sekuestruara nga Krimet e Rënda, vlera e tyre

by Java News
21/12/2017 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë biznese të sekuestruara nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë nxjerrë në shitje. Vlera e këtyre bizneseve arrin në më shumë se 1.5 milionë dollar dhe janë nxjerrë në shitje nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, strukturë në varësi të Ministrisë së Financave.

Tetë bizneset në fjalë janë sekuestruar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendime, të cilat janë lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë. Mes tyre bie në sy një hotel 5 katësh thuajse i përfunduar në Ujin e Ftohtë në Vlorë, i cili është nxjerrë në shitje për një vlerë prej rreth 900 mijë eurosh.

Një tjetër biznes përbëhet nga dy objekte bashkë me një sipërfaqe të madhe trualli me vlerë prej rreth 100 mijë dollarësh. Pjesa tjetër e bizneseve të nxjerra në shitje janë kryesisht njësi tregtare. Viti i shkuar ka shënuar një bum sekuestrimesh e konfiskimesh të pasurive të dyshuara si produkt i krimit të organizuar, veprave penale apo financuese të terrorizmit.

Në total, 66 pasuri të paluajtshme dhe 11 biznese të dyshuara si produkt i krimit të organizuar, veprave penale apo financuese të terrorizmit i janë kaluar Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2016.

TV Scan ka zbardhur raportin zyrtar të kësaj Agjencie për vitin e shkuar, sipas së cilës vlera e 11 prej këtyre pasurive të paluajtshme arrin në rreth 2.6 milionë dollar. Paralelisht agjencia ka marrë nën administrim edhe 30 llogari bankare të sekuestruara.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In