Këto janë Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, motrat që u ekzekutuan ditën e sotme nga 59-vjeçari Përparim Tela.
Kristina kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflik mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik.
Dy fëmijët e njërës prej viktimave, përkatësisht 16 dhe 18 vjeç kanë qenë në banesë në momentin që autori i dyshuar Përparim Ademi (Tela) ka ekzekutuar nënën dhe tezen e tyre.
Ndonëse dita e sotme ka qenë tragjike për dy adoleshentët, ata kanë ndihmuar policinë në identifikimin e autorit të ngjarjes së rëndë dhe kanë shpieguar lidhjen e tij me viktimat.
g.kosovari