• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalin dokumentet: Bota e errët e provave mjekësore, fëmijët përdoreshin si kavje

by A R
19/04/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BBC ka bërë publike dokumente që tregojnë shkallën e vërtetë të provave mjekësore duke përdorur produkte me gjak të infektuar për fëmijët në vitet 1970-1980. Ato zbulojnë një botë sekrete të testeve klinike të pasigurta ku përfshiheshin fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar me prestigjiozen britanike që thotë se doktorët kishin në mendje të arrinin qëllimet para nevojave të pacientëve. Sipas BBC, ata i kryen këto teste për më shumë se 15 vite duke përfshirë qindra njerëz e duke i infektuar shumicën prej tyre me Hepatit C dhe HIV.

Një pacient i tha BBC-së se ai u trajtua si “kavje”. Këto prova mjekësore përfshinin fëmijët me çrregullime të koagulimit të gjakut e kur familjet shpesh nuk kishin pranuar që ata të merrnin pjesë. Shumica e këtyre fëmijëve që kanë qenë regjistruar tashmë kanë ndërruar jetë. Dokumentet tregojnë se doktorët në qendra që trajtonin hemofilinë përdornin produkte gjaku edhe pse dihej gjerësisht se ato ishin të kontaminuara.

Si pasojë e një mungese të produkteve të gjakut në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970-1980, detyrohej të importoheshin nga SHBA-ja. Dhuruesit ishin njerëz me rrezik të lartë si të burgosurit apo persona të varur nga droga që siguronin plazmën për trajtimet. Një produkt gjaku i cili njihet si “Faktori VIII” u pa të ishte shumë efektiv për ndalimin e gjakderdhjes, por njihej gjerësisht se ishte kontaminuar me viruse.

Luke O’Shea, 42 vjeç, ka hemofili të lehtë, çka do të thotë se ai nxihet ose ka gjakderdhje më lehtë se të tjerët. Ai u infekua me Hepatit C kur po trajtohej në një spital në qendër të Londrës ku shkoi për shkak të një prerje në gojë, kur ishte vetëm 3 vjeç në vitin 1985. Sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC atij i ishte dhënë qëllimisht produkti i gjakut, për të cilin mjeku e dinte se mund të ishte infektuar, e në këtë mënyrë mund të regjistrohej në një provë klinike.

Mjeku në fjalë donte të zbulonte se sa të ngjarë kishte që pacientët të sëmureshin nga një version i ri i “Faktorit VIII” që trajtohej në nxehtësi. Edhe pse nuk ishte trajtuar kurrë më parë për gjendjen e tij, Lukës iu dha Faktori VIII i trajtuar me nxehtësi për të ndaluar gjakderdhjen nga goja. Letra që mjeku i tij, Samuel Machin, ia dërgoi një eksperti tjetër të hemofilisë u përdor si provë në një hetim publik në lidhje me këtë skandal.

Machin i tregonte me detaje Peter Kernoff-it trajtimin mbi Lukën dhe një djali tjetër duke i shprehur ekzaktësisht: Shpresoj që të jenë të përshtatshëm për trajtimin tuaj me nxehtësi.

Muaj më herët, Kernoff kishte kërkuar në terren bashkë me disa doktorë të tjerë për pacientë të mundshëm të përshtatshëm për prova klinike. Ai u shpreh specifikisht se ata duhet të ishin “pacientë të patrajtuar më herët”, që në komunitetin mjekësor njihet si “PUP”-sat. Po ashtu mjeku Machin kishte përdorur një nofkë për Lukën si “hemofiliak i virgjër”.

“Isha kavje në prova klinike që mund të më kishin vrarë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shpjeguar. Mjekimi im ndryshoi në mënyrë që të bëhesha pjesë e provave klinike. Ky ndryshim në mjekim më dha një sëmundje të rëndë, Hepatitin C, dhe prapë se prapë nëna ime s’dinte asgjë”, tha Luke O’Shea.

Vitet e ardhshme teksa zhvilloheshin provat mjekësore, Lukës i është dashur të bëjë shumë analiza. Doktorët shpreheshin se po e monitoronin atë dhe gjatë asaj kohe, e ëma e tij ishte falenderuese. Në gjetjet e tyre të publikuara në vitin 1987, Kernoff dhe Machin, arritën në përfundimin se trajtimi me nxehtësi kishte “pak ose aspak efekt” për të reduktuar rrezikun e hepatitit C. Si Kernoff dhe Machin tashmë kanë ndërruar jetë. Para se të vdiste Machin i dha provat hetimit publik që konfirmonin se Luka ishte rekrutuar për studimin e Kernoff-it. Megjithatë ai mohonte se kjo ishte bërë pa dijeninë e mamasë së tij.

“Kjo ka qenë diskutuar me mamanë e tij, megjithëse duhet të pranoj se standardet e pëlqimit në vitet 1980 kanë qenë të ndryshme nga ato që janë sot”, tha ai.

Megjithatë mamaja e tij është shprehur se nuk ishte thënë absolutisht asgjë rreth provave mjekësore. Dokumentet zbuluan se Luka kishte marrë Hepatitin C që në vitin 1993, por nuk i ishte thënë deri në vitin 1997. Fatmirësisht tashmë Luka është i pastruar nga infeksioni falë një trajtimi të suksesshëm.

Sidoqoftë provat për këto teste klinike kanë rritur shqetësimet. “Pacientit i duhet dhënë trajtimi më i mirë i mundshëm dhe duhet të japë pëlqimin e tij. Nëse këto dy faktorë nuk plotësohen atëherë provat mjekësore mund të shikohen si shumë problematike”, tha profesoresha Ema Cave. Investigimi i BBC zbuloi se Machin dhe Kernoff ishin mes një komuniteti doktorësh që kishin të njëjta ambicie në lidhje me kërkimet.

Edhe mjeku Anthony Aronstam që ndoqi një grup të madh djemsh me hemofili përdori të njëjtat metoda duke u infektuar produkte gjaku pa miratimin e tyre ose të prindërve të tyre. Nga 122 nxënës, aktualisht 75 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksioneve HIV apo Hepatitit C.

“Trajtoheshim si minj laboratori”, thanë një prej të infektuarve.

Shumë prej viktimave të këtyre testimeve tashmë kërkojnë drejtësi dhe hetimi për këtë skandal në Mbretërinë e Bashkuar pritet të përfundojë më 20 Maj.

/a.r

Next Post
Tërmet i fuqishëm në Turqi, njoftohen dëme të konsiderueshme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi, njoftohen dëme të konsiderueshme materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

November 6, 2026
Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

November 6, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

November 6, 2026
Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In