• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalim për një kafe andej nga mbledhja

by Frrok Çupi
27/01/2021 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kafja duket se është shtruar me mermerin e famshëm të Muhurit, por nuk ka ngrohje. Pesë a gjashtë burra kanë ardhur për mbledhje dhe kanë afruar tavolinat. As kanë hequr xhupat e rëndë, as kanë liruar trupin si në ‘ndenje’. Bulqiza është e ftohtë.

Në asnjërën prej portreteve të burrave nuk lexohet e njëjta mendje. I ardhuri nga Tirana ka një alarm të vogël që të tjerët nuk e kanë: Aty përjashta, mbledhur kruspull, janë ulur dy a tre të tjerë, pinë duhen, por nuk janë për mbledhje. ‘Takimet me strukturat’ duhen transmetuar në facebook, se i kërkojnë nga qendra!… Këto bluan i deleguari nga Tirana.

Të tjerët kanë tjetër tis në fytyrë:

I pari duket se dikur ka qenë nëpunës i shtetit; ka një përqendrim më të disiplinuar dhe kontrollues. Në krahun e djathtë të të deleguarit nga Tirana, dhe dy karrige më tej, duken dy burra që ngjajnë me të ardhurin, po ngjajnë si dy pika ujë. Në tavolinat e vogla e të rrumbullakëta ka ‘Ivi’, kafe dhe nga një gotë raki. Njëri nga më të imtët mes burrash, nuk duket se ka ndonjë lidhje me gotën, por megjithatë është i lëshuar si të ketë rënë nga rakia. Dy tre të tjerë nuk kanë vend ku ulen dhe presin me duar në xhepa. Njëri, si më intelektuali, pozon duke qeshur e me gishtin në faqe; ndoshta është nga ata që shkruan vjersha në fshat dhe këta i duhen Partisë. Një ekran televizori varet në mur; ka ndodhur pikërisht ora kur një vajzë nga Maqellara jep lajmet nga një kanal i Tiranës.

Ka nisur puna përgatitore për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe disa parti kanë emëruar të emëruarit e Partisë në qarqe; më duket se vetëm PD deri më sot. Fotot për mbledhjen e Bulqizës kanë marrë dhènë përmes facebok-ut. I emëruari nga qendra është Xhelali, që ka qenë kryetar bashkie në Kamzë, por facebokun e ushqen një tjetër militant, edhe ky me emrin Xhelal. Njerëzia është ndarë edhe brenda llojit politik: Dikush shërben propagandën, dikush kujdeset mos hyjnë armiq në mbledhje; të tjerët kujdesen për veten e tyre: kush ka qejf një gotë raki, kush një ‘Ivi’ e kush veç kafe. Fëmijët dikur thërrisnin ‘hajde luajmë andej nga mbledhja’ dhe nënkuptonin ‘qendrën e emulacionit’ në fshat. Tani fëmijët e burrëruar thërrasin njëri tjetrin: ‘haj dalim për një kafe andej nga mbledhja’.

Në të gjithë vendin, jo vetëm në Bulqizë, po ndodh kështu, kur ‘vjen mbledhja’. Ky është një zakon i vjetër, madje qysh para pluralizmit politik. Atëherë në qytetin e vogël priteshin vetëm dy a tre thirrje që iu vinin mirë të gjithëve: O thirrja ‘erdhi kinemaje’, o thirrja ‘erdhi akullorja’, ose në disa fshatra kur vinte ariu i Cirkut. Por pastaj jeta u bë shumë më e bollshme. Pjetër Arbnori, një disident i madh dhe i burgosur i komunizmit, pat thënë një herë në publik se ‘tani në koshat e plehrave gjen letra karamelesh e çokolatash’.

Por një gjë nuk ndryshoi kurrë: Ata janë të gjithë të ndarë në fise aq sa ngjajnë si vëllezër në të njëjtën mbledhje- kjo është e para. Dhe e dyta- ku ka një mbledhje, aty ka një kafe e një gotë raki.

Një djalë shqiptar, që studioi në Nju Jork, dhe që erdhi të punojë në Tiranë, kishte pasur siklet me të njohurit në qytetin amerikan. Ishte diku nga viti 1992, dhe Froni ( Nazi) kthehej shpesh te prindërit në Nju Jork. Të njohurit, deshën të dinë si bëhet biznes në Shqipëri, e mbase edhe provonin. (Jo si historia e shpifur e Ndragheta që këto ditë mashtroi të gjithë budallenjtë). Froni nuk donte të fliste për biznesin e bashkëkombësve. Por një ditë ia kërkuan me ‘çdo kusht’. Atëherë djaloshi i thërriti miqtë në një bar. I ftoi të uleshin në shilte dhe u solli nga një gotë raki e duhan. Pastaj prapë raki… Erdhi një çast që u bezdisën dhe i thanë ‘mjaft, na trego tani si bëhet biznesi atje’. Djaloshi ngriti duart e iu bëri shenjë se ‘ja kështu!’.

Më erdhi në mendje për shkak të mbledhjeve të partisë për fushatën e 25 prillit. Biznesi, sigurisht që ka ndryshuar nga tregimi në Nju Jork 1992. Por puna e politikës është njësoj si biznesi me markën ‘pak raki e duhan e kafe’. Kudo kështu ka nisur fushata politike e zgjedhjeve të 25 prillit.

Njerëzit e presin me kërshëri fushatën, jo të gjithë, por sidomos carahoshët e fshatit. Këta e dinë ku jepet një kafe e një gotë raki. Nesër ose pasnesër vjen partia tjetër; edhe ajo nuk mund të jetë pa një kafe e një raki.

Politika nuk i ka shumë borxh individit që e mashtron. E mashtron për vilat e veta, për Ndraghetën, për të vdekurit, për covidin, për përmbytjet… Politika mashtron veten, ç’borxh i ka tjetrit?

Por edhe njerëzit e ‘Bulqizave’ e marrin lehtë- lehtë: Një gotë raki e një kafe!, pa le të mashtrojnë sa të duan. Se mos këta që vijnë për kafe, vallë i tregojnë të vërtetën Partisë!?

Fjala.al

Next Post
“Do të furnizojmë me vaksina Britaninë, më pas vendet e Bashkimit Evropian”

"Do të furnizojmë me vaksina Britaninë, më pas vendet e Bashkimit Evropian"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë

July 31, 2026
Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

Si mund ta decentralizojmë pushtetin pa e fragmentarizuar territorin?

July 31, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rasti Ilir Beqaj si radiografi e dështimit të drejtësisë së re

July 31, 2026
Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

Përhapet një valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik! Autoritetet: Mbizotëron Omicron, me simptoma të lehta

July 31, 2026
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

July 31, 2026
Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, transportohet në spital drejtuesi i njërit nga mjetet

July 31, 2026
“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

“Shqipëria krah Kosovës”, Tirana zyrtare reagon pas zbulimit të varrit masiv në Zubin Potok: Të zbardhet fati i të zhdukurve

July 31, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Protesta, hija e vetvetes?

July 31, 2026
“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për  kryebashkiakun e Nju Jorkut

“Po mbështet Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun”, Netanyahu përsërit akuzat për kryebashkiakun e Nju Jorkut

July 31, 2026
Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com