• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Daliç, nga bankina e Dinamos së Tiranës, tek finalja e Kupës së Botës

by Java News
12/07/2018 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kroacia ka arritur të shkruajë historinë, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Dhe e gjithë kjo lavdi mban një emër, atë të trajnerit, Zlatko Daliç.

Dikur jo fort i njohur, ndërsa sot për të shkruan dhe flet e gjithë bota, shkruan javanews

Një dekadë më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar të futbollit, ndërsa sot ka prekur finalen e madhe të Botërorit, diçka që ndoshta as nuk e kishte menduar.

Interesant është fakti se Daliç nuk ishte një emër i njohur, por për futbollin shqiptar dhe veçanarisht tifozët e Dinamos, ai e ka shkruar prej kohësh me gërma të mëdha emrin e tij

Njohja e tij në Shqipëri nis në korrik të vitit 2008 kur Zlatko Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës si trajner. Ardhja e tij nuk është se bëri bujë, pasi ishte një emër i panjohur dhe kishte luajtur me ekipe modeste si Hajduk Splitit e Varteks, shkruan javanews

Ai ia doli që në 2009 të fitojë Superkupen e Shqipërisë me Dinamon, duke mposhtur 2:0 Vllazninë.

Aventura e Daliç në klubin kryeqytetas zgjati vetëm një sezon, edhe pse kontrata e tij ishte dyvjeçare.

Kjo, sepse Daliç u shkarkua në fillimin e sezonit pasardhës, pas dy humbjeve në derbi me Tiranën dhe Partizanin.

Si erdhi te Dinamo?

Biznesmeni Bensik Sulaj, që arriti të fitonte tri tituj kampion në krye të klubit kryeqytetas, ka treguar historinë e ardhjes së kroatit në verën e vitit 2008.

“Ka qenë viti 2005, kur Dinamo u përball me kroatët e Varteks. Me sa mbaj mend, ndeshja ka qenë e vlefshme për Kupën Intertoto. Në të parën në Tiranë fituam 2-1, ndërsa në kthim na mundën 4-1 dhe u eliminuam. Pra, impakti i parë për Daliç ka qenë pikërisht kur na mundi si trajner i Varteksit. Unë kisha një eksperiencë jo të vogël nën drejtimin e klubit dhe nga ajo që vura te Daliç ishte mënyra sesi e vendoste skuadrën në fushë. Më pëlqeu jashtë mase si trajner”, deklaroi Sulaj

Karriera e tij vazhdoi te Slaven Belupo në Kroaci, ndërsa punoi edhe në Arabinë Saudite me Al-Faisalin.

Deri në vitin 2017, karriera e tij ishte modeste dhe mbeti sërish, një emër i panjohur për publikun e gjërë.

Si u zgjodh trajner i Kroacisë?

Tetori i vitit 2017 do të ndryshontë jetën e Zlatko Daliç, por edhe fatet e Kombëtares së Kroacisë. Federata kroate e futbollit i besoi drejtimin e ekipit kombëtar pasi ish-trajneri Ante Cacic, ishte larguar për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan javanews

Daliç nuk mund të refuzonte një ofertë të tillë, por vendosi një kusht; nëse Kroacia kualifohet në Botëror, ai duhet të vazhdojë si trajner.

Fati ishte me të. Ai arrriti të sigurojë një vend për Kroacinë në Botëror dhe sot po bën një popull të tërë të ëndërrojë, pasi mbrëmë Kroacia u shpall finalistja e dytë e “Rusi 2018” dhe shihet si pretendente për të ngritur Kupën e Botës, shkruan javanews

Daliç, i cili në dispozicion ka yje si Luka Modric, Ivan Rakitic, Dejan Lovren, Ivan Perisic e Mario Mandzukic, arriti të mposhtë lehtë Nigerinë, gjunjëzoi Argjentinën e Messit dhe në gjysmëfinale mposhti edhe yjet e Anglisë.

Ëndrra e tij është të ngrejë Kupën e Botës dhe ndodhet me afër se kurrë.

Sido që të shkojë finalja me Francën, ai tashmë është kampion…

Javanews/A.Çupaj

Next Post

Kjo është shenja më me fat, 12 korrik 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In