• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dakordësia”/ Amnistia, Foltorja i dorëzon draftin e propozimeve mazhorancës: PS tërhiqet për të vendosur

by Java News
25/03/2024 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. A2CNN mësoi se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.

Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës.

Ndërsa demokratët janë në pritje të anëtarit tëLulzim Bashës për t’u bashkur me Oerd Bylykbashin dhe Erisa Xixhon, edhe socialistët janë ende në dilemë për emrin e tretë. Përballë opozitës do të ulen Klotilda Bushka dhe Damina Gjiknuri, ndërsa karrigia e tretë pritet të ndahet mes Toni Gogut dhe Plarent Ndrecës, të cilët pas marrëveshjes kanë dhe dy role në komisionet hetimore për të dhënat e sistemit Tims dhe sterilizimit e chek-upit në Shëndetësi.

Sipas burimeve nga Kuvendi Kryesia e Komisionit të ligjeve ka marrë një vendim për ngritjen e grupit të punës, duke i dhënë në këtë mënyrë dritën jeshile për t’u marrë me ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve. Teksa pritet miratimi i amnistisë, pikëpyetja më e madhe është mbi reformën zgjedhore: deri ku do të jenë të gatshëm të shkojnë socialistët dhe demokratët me ndryshimet që do propozohen, teksa nuk kanë hequr dorë as këtë herë nga negociatorët e tyre të përhershëm të kodeve zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin./m.j

Next Post
Lajm i mirë/ Italia njeh vitet e punës në Shqipëri për pensionet e emigrantëve. Kur nis zbatimi?

Përfitimi/ Nga 1 prilli të gjithë me llogari bankare, pritet vendimi i qeverisë për të kaluar pensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In