• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dakordësi me mazhorancën?/ Salianji kundër Bardhit: Është keqmenaxhuar, zgjidhja duhet të vijë për shkak të vendimmarrjes tonë

by Java News
14/03/2024 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News foli për marrëveshjen me mazhorancën, ku sipas tij është menaxhuar.

Më tej ai argumentoi se zgjidhja duhet të vijë për shkak të vendimmarrjes, ndërsa shtoi se në Parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapsirat e opozitës. Një, që është rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. Sakaq tha se kryeminitri Edi Rama e bëri 8 me 2, referuar ngritjes së komisioneve hetimore.

“Unë kam këndvështrim nga një pjesë e madhe e grupit parlamentar nga ata që kanë folur në lidhje me këtë akt. Së pari mendoj se është keqmenaxhuar, nëse do ishim në situatën ku duhet t’i riktheheshim normalitetit parlamentar, dhe unë kam thënë që duhet të gjejmë zgjidhje, kjo duhet të jetë për shkak të vendimmarrjes tonë. Ne nuk mund të jemi në logjikën që këtej themi ky aksion është shumë i suksesshëm, këtej e ndërpresim. Pra, ka një nonsense në verbin dhe komunikimin politik.

Mund të ripërsërisnim kërkesat tona, sepse ne kemi një kërkesë në thelb. Zbatimin e kushtetutës dhe rikthimin në shina normale të kushtetutshmërisë në funksionin e parlamentit. Nga aksioni jonë deri në këto momente në parlament janë krijuar disa ligje që i kufizojnë hapësirat e opozitës dhe nuk na avantazhojnë. Një, rregullorja e Kuvendit dhe dy, ligji për komisionet hetimore. U bë në mënyrë të njëanshme nga PS dhe kufizon për ne të drejtat, e pakicës parlamentare dhe bie ndesh me kushtetutën. Tani për një ligj që unë e kam firmos me vullnet për ta çuar në Kushtetuese, nuk kam si funksionoj në bazë të atij ligji, se unë jam i bindur që është antikushtetues. Së dyti, fakti që ne shkuam në konferencën e kryetarëve, praktikisht i kemi dhënë normalitet parlamentar Ramës, pra ne nuk mund të shkonim pa marrë përgjigje me shkrim duke ripërsëritur kërkesat tona për 8 komisionet hetimore dhe për komisionin e reformës zgjedhore”, tha Salianji.

Po ashtu ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka tre muaj që thotë hajde me ligjin e ri dhe merrni 8 komisione hetimore, ne morëm dy dhe themi fitore.

“Rama ka tre muaj që thotë hajde me ligjin e ri dhe merrni 8 komisione hetimore, ne morëm dy dhe themi fitore. Ne kërkojmë 8 Rama të jep dy , por edhe me ligjin e ri që kufizohet transparenca që mazhoranca ka të drejtën për të vendosur se cilët dëshmitarë të thërriten dhe cilët jo, të kufizon objektin e hetimit, pra praktikisht ne nuk kemi hetim parlamentar. Tani të vijmë te logjika tjetër, komisioni i reformës zgjedhore. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për një komision të reformës zgjedhore me të gjithë partitë politike. Nuk mund të kufizohet në dy parti, pavarësisht se njëra prej tyre është partia ime. Pra ne shkojmë nga një komision bipartizan që partitë kryesore kanë të drejtën e vetos por përfaqësohet i gjithë spektri politik në Shqipëri, çka e bën më demokratike vendimmarrjen. Shkojmë në një formulë që nuk dihet si është. E kam menduar dhe e kam thënë që është diskutim brenda parlamentar. Por fakti që pati këtë diskutimin dy me dy, do të thotë se ka shkuar përtej diskutimi.

Mendoj dhe jam i bindur se Edi Rama nuk mban marrëveshje. Çfarë bëri Rama, ndërkohë që e tërhoqi opozitën në konferencën e kryetarëve, pati një reagim të ambasadave për një sukses që ende nuk po e shohim, në mbledhje të grupit ka pasur qëndrim që kjo është një dakordësi e mirë. Edi Rama nuk ka folur dhe për derisa ne kemi një mekanizëm që ta kufizojmë ne mund ta marrim këtë vendimmarrje vete, por jo ta marrim prej Ramës. Unë e kam quajtur një diversifikim të aksionit, pra kemi marrë vëmendjen e publikut të ndërkombëtarëve, kemi unifikuar opozitën, mund ta vendosëm vetë.

Por të shkojmë ne sikur ulemi me Ramën dëmtojmë besueshmërinë e opozitës dhe kjo nuk është një marrëveshje që ka arritur asgjë në atë që për mua është një kërkesë, është rikthimi në shinat e kushtetutshmërisë së vendit të gjithë shinat derivojnë nga kjo. Nëse themi që duhet të zbatojmë kushtetutën nuk mund të përzgjedhim nga 8 – 2 pse dy? McGonigal, Porti Durrës, investitorët janë të gjithë. Nuk ka një përzgjedhje por zbatim të kushtetutës, për këtë jemi në parlament. Dhe këtu do jemi, jo vetëm nuk do ketë dakordësi, por Rama e mori atë që donte. Edhe sikur mos pranojë opozita, Rama thotë nesër unë ulem me këta, pasnesër me Bashën, çfarë fituam ne nga kjo?”, përfundoi deputeti i PD./m.j

Next Post
Tragjike/ Ishte duke punuar tokën, përmbyset traktori dhe e zë poshtë! Ndërron jetë 45-vjeçari në Berat

Ngjarja e rëndë: Motoçikleta bie nga ura në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset 22-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In