• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako: Zgjidhim çështjet e pronësisë dhe konflikteve mbi tokën bujqësore

by
12/06/2015 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka zhvilluar dy takime me banorë të komunës Rrashbull, në Fermë Xhafzotaj dhe lagjen e mirditorëve.

Kandidati socialist Dako është shprehur para banorëve, se tashmë e njeh mjaft mirë situatën e njësive të reja që i bashkohen bashkisë së Durrësit, situatë e cila është mjaft e vështirë dhe kërkon ndërhyrje të menjëherëshme për normalizimin e infrastrukturës.

“Është e pafalshme që në fshatrat e komunës tuaj të mos jetë bërë asnjë investim në gjithë këto vite, që rrugët janë në këtë gjendje”, është shprehur Dako, duke shtuar se “drejtuesit e këtyre komunave kanë vepruar si militantë dritëshkurtër, duke mos punuar për komunitetin. Ne nuk kemi këtë vizion, pasi që në fillim të vitit të ardhshëm nisim punën për ndërtimin e infrastrukturës dhe  përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj. Do realizojmë investime aq sa nuk janë bërë për 20 vite me rradhë në zonën tuaj . Do bëjmë trotuarë, do shtrojmë rrugët, dhe do mbyllim kanalet  që në vitin e ardhshëm të mandatit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj zone”, tha Dako në bashkëbisedimin me banorët e Fermë Xhafzotajt.

Dako është njohur edhe me ndotjen që shkakton në këtë zonë një biznes privat, për të cilin ka deklaruar se rregullat dhe ligjet e shtetit, fatkeqësisht, nuk janë zbatuar nga administrata aktuale e komunës. Ky është një problem që nuk kërkon gjetjen e financimeve për të investuar, por kërkon, thjesht dhe vetëm, zbatimin e ligjeve të shtetit, gjë që do të realizohet menjëherë pas 21 qershorit. Biznesi në fjalë që shkakton ndotje duke derdhur ujërat teknologjikë apo plehra në kanale, do të bllokohet nëse nuk ndërton impiant për pastrimin e ujërave të ndotura, është shprehur Dako.

Në përgjithësi, situata shqetësuese e fshatrave lidhet me konfliktet e shumta që ka për tokën bujqësore. Dako tha në këtë pikë se, “Në qoftë se nuk kemi shtet të së drejtës, nëse nuk kemi drëjtësi për pronën private të gjithësecilit, nuk ka ka asnjëherë drejtësi për secilin nga ne. Pa zgjidhjen e problemeve të pronës, nuk afrohen as investitorët. Ne besojmë se këtë gjë e zgjidh shteti dhe jo të futen në grindje banorët me njëri-tjetrin”. Inspektoriati i Arave do të krijohet mënjeherë nga administrata e re dhe do të japë zgjidhje për problemet, të cilat janë të vogla për ne, -tha Dako, -por shumë të rëndësishme për ju”.

Në çdo qendër fshati bashkia e re do të ndërtojë sheshe me sipërfaqe të vogla për moshat e treta, ndërsa në muajin shtator nisin punimet për ujësjellësin e ri të Durrësit, i cili pritet të sjellë trefishin e sasisë aktuale të ujit. Ky projekt do të trefishojë sasinë e ujit edhe për zonën e fshtrave që i janë bashkëlidhur bashkisë së re të Durrësit pas 21 qershorit.

Në lagjen e mirditorëve në Shënavlash, kryebashkiaku Dako deklaroi se që në fillim të mandatit nis puna për ndërtimin e rrugës kryesore që kalon në këtë lagje drejt plazhit të Bishtkamzës, si dhe dy rrugëve të tjera të kësaj komune me dalje në bregdet. Dako ka shtuar se në gjithë zonën e re që i bashkëngjitet bashkisë së Durrësit, do të punohet sa nuk është punuar për 20 vjet me radhë.

Zona në fjalë ka fare pranë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura, i cili pastron ujërat e zeza të zonës bregdetare dhe qytetit të Durrësit. Në këtë zonë janë vendosur edhe shumë biznese të fuqishme për shkak se ndodhen afër me autostradën, portin dhe zonën industriale të Porto Romanos. “Më e rëndësishme për këtë zonë do të jetë nisja e punës në zonën e lirë ekonomike të Spitallës, ku pritet të hapen mijëra vende pune dhe nga kjo gjë do të përfitoni ju direkt”, iu drejtua Dako banorëve të pranishëm në këtë takim.

Next Post

Si ta kuptoni nëse ai është i dashuruar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com