• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako premton zhvillimin e Durrësit për 20 vitet e ardhshme

by Java News
15/06/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me banorë të lagjes nr 3 të qytetit, një prej lagjeve të vjetra të qytetit bregdetar.

Dako i ka njohur pjesëmarrësit në takim me punën e kryer deri më sot nga ekipi që ai ka drejtuar në bashki për zhvillimin e qytetit të Durrësit.

“Synimi ynë ka qenë që ta zhvillojmë Durrësin si një qytet turistik, si një qytet që duhet të ketë një imazh tjetër, një imazh të një qyteti në lëvizje, të një qyteti që është gjithmonë në dinamikë,” – tha Dako midis të tjerash në fjalën e tij, duke theksuar se “për këtë arsye i kemi bërë një analizë shumë të thellë qytetit, njësoj sikur të ishte qenie e gjallë dhe e kemi shëruar atë duke ndërhyrë në disa pjesë të veçanta, ku mund të theksoj realizimin e dy trajektoreve turistike shumë të rëndësishme”.

Më tej ai shpjegoi se “për të gjithë ata vizitorë që vijnë nga Jugu, kemi ndërhyrë në Mbikalimin e Plepave, kemi vazhduar me Rrugën e Plazhit, me mbikalimin e Urës së Dajlanit, me rrugën paralel me portin, kemi vazhduar me Shëtitoren ‘Taulantia’ për të përfunduar në zonën e Currilave”.

Ndërsa, – vijoi më tej kandidati socialist, – “për të gjithë ata që vijnë nga Tirana apo nga zonat e Veriut, kemi rikualifikuar Urën e Dajlanit, hyrjen e Durrësit, sheshin ‘Azem Hajdari’, bulevardin kryesor të qytetit, sheshin para bashkisë, shëtitoren ‘Taulantia’ deri në Currila”.

Përsa i përket projekteve për të ardhmen, Dako theksoi se tashmë jemi në një moment tjetër, “në një moment kur duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë për për të përmirësuar akoma më shumë këtë qytet”.

Padyshim, që kemi disa projekte, – theksoi ai, duke shpjeguar për të pranishmit se kemi disa plane të mëdha për ta zhvilluar Durrësin.

“Falë reformës territoriale”, -tha ai,- “kemi tashmë një hapësirë territoriale 10 herë më shumë se ajo që kemi pasur. Kjo na jep mundësi për të zhvilluar ekonominë.” – tha Dako.

“Sot, një kryetar bashkie, me këtë ndarje territoriale, duhet të japë ide dhe të ofrojë vizione për zhvillimin e një qyteti me 320 mijë banorë, të një qyteti që ka 41 km vijë bregdetare, që ka një tokë bujqësore, të një qyteti që ka një tokë industriale si ajo e zonës së Spitallës, të një qyteti që ka një potencial të madh zhvillimi në plazhin e vjetër, që ka zonën e Shkozetit, një zonë tregtare ekonomike e të tjera potenciale. Të gjitha këto janë resurse që shtrojnë detyrën përpara një kryetari bashkie që të përcaktojë zhvillimin e qytetit për 20 vitet e ardhshme,” – tha Dako.

Next Post

“SHBA dhe Shqipëria po kërkojnë shpërbërjen e Maqedonisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com