• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dako, nga akuzat për ‘makineri votash’ te ‘non gratat’! Inxhinieri që u bë një politikan i fortë

by Java News
07/06/2023 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinier ndërtimi, i njohur si makineri votash për socialistët dhe një nga bashkiakët me kontroll të plotë në territorin e tij, në 2019, socialistët nuk e rikandiduan Vangjush Dakon për kryetar bashkie në Durrës. Pak mua pas largimit të tij DASH e shpalli si person i  përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA. Hyri në politikë ne vitin 2007 dhe mandatin e tij të parë si kryetarë i Bashkisë së Durrësit, e nisi me fitoren e zgjdhjeve ndaj kandidatit të maxhorancës Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash.

Deri në këtë moment kishte mbajtuar drejtimin e hipotekës në këtë qark. Vitet e para Dako në krye të Bashkisë, i kaloi të qeta. Por akuzat përherë e më të shumta nisin nga PD afër zgjedhjeve vendore të 2011. Korrupsion, leje ndërtimi dhe betonizimi i qytetit ishte kryefjala e çdo studio televiziove kundër Dakos. Por në 2017, PS mori 51% të votave dhe  Durrësi u cilësua si qarku që ndikoi shumë në fitoren kombëtare dhe Vangjush Dako u caktua në vendin e aktorit të suksesit. Pak muaj më parë bashkia e drejtuar prej tij kishte dalë garante për lirimin e parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës, personazhit famëkeq i bandës së Durrësit.

Edhe pse në 2019 ai u menjanua nga politika, opozita nuk ndaloi akuzat e ashpra ndaj Dakos, sidomos pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë nga gazeta gjermane Bild. Këto përgjime ishin  bërë nga janari 2017 deri në shkurt 2018. Aty Vangjush Dako u akuzua për marrëdhënie të ngushta dreka e darka me Avdulajt. Atëkohë kryeministri Edi Rama I cilësoi përgjimet e Bild për vjedhje votash nga socialistët, sallatë të madhe fjalësh, biseda të dala jashtë kontekstit. Vangjysh Dako, zyrtarisht pa pushtet politik, vijoi të akuzohet në mënyrë të përsëritur nga opozita se kontrollon Durrësin nga prapaskena, gjë që ai e ka mohuar./shqiptarja.com

Next Post
Arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve/ Hoxha: SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushata, i ka mekanizmat..!

Arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve/ Hoxha: SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushata, i ka mekanizmat..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com