• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dako kundërsulmon Blushi i rrënuar. Basha, një kriminel me katër të vrarë në bulevard

by Java News
20/12/2016 10:21
Vangjush Dako në "Dritare"

Vangjush Dako në "Dritare"

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka treguar për shkresën që firmosi për t’i garantuar punë Lulzim Berishës, në rast të një dënimi alternativ.

Dako tha se nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore dhe se shkresa që lëshoi ishte kërkuar nga familja e Lulzim Berishës.

“Kemi të bëjmë me një kërkesë të familjes Berisha për t’u punësuar, nëse do të kishte një dënim alternativ për të. Ne i kemi kthyer përgjigje familjes. Në 2011 kemi bërë një marrëveshje me Shërbimin e Provës, mes meje dhe Arben Sefgjinit, ku marrim detyrimet për shërbimet e provës. Gjykata e ka përdorur letrën time nga frika se do të dilte PS kundër vendimit të tyre për ta liruar Lulzim Berishën. Shkresa të tilla janë detyruese, e di çdo kryetar bashkie. Edhe Lulzim Basha e di, edhe ai mund te ketë lëshuar të tilla.

Është rutinë, në Bashki vijnë njerëzit dhe kërkojnë shkresa. Unë nuk e njoh personalisht, Lulzim Berishën, e njoh si gjithë qytetarët e Durrësit. Ai nëse vjen, do të punojë në ndërmarrjet komunale të ujësjellësit, pastrimit apo gjelbërimit. Kemi 36 të dënuar, që vetëm në 2016, punojnë në këtë ndërmarrje komunale. Por ai nuk ka ardhur ende.

Për mua nuk është problem , kur nis një shkresë të tillë. Ligji më detyron mua t’i jap përgjigje çdo qytetari, qoftë edhe i dënuar se në kundërt i bie që ta diskriminoj. Por mund të them me siguri, që firma ime nuk e ka ndihmuar Lulzim Berishën të dalë nga burgu. Nuk ka vlerë kjo letër. Mediat nuk merren me ata që dhanë vendimin, por merren me një shkresë që nuk ka ndikuar, as ndihmuar të dalë nga burgu, një të burgosur”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako ka folur edhe për akuzat që janë lëshuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i LIBRA, Ben Blushi, duke u shprehur se janë akuza politike.

“Kush është Basha që të më akuzojë mua si kriminel? Ai është kriminel, se la 4 të vdekur në Bulevard. Ndërsa, Blushi e sheh veten të rrënuar, të pashpreë dhe fillon e bën lajme. Bën lajme çdo ditë për të rrëzuar Edi Ramën. Ai do të shkatërrojë figurën e socialistëve. Kam 10 vjet kryetar Bashkie. Këto fushata i kam fituar pa ndihmën e Lulzim Berishës. Ai ka qenë në burg, kur unë kandidoja. Blushi ishte ai që më thoshte mua, “na shpëtove duke fituar tre herë rresht këtë Bashki”. Tani thotë të kundërtën, se është thjesht shpifës”, u shpreh kryebashkiaku i Durrësit.

“Rama më ka kërkuar llogari për këtë rast. Kemi folur, Ai është koshient, ka qenë kryetar bashkie dhe e di sesi funksionojnë gjërat dhe se këtu nuk ka asnjë shkelje,” u shpreh Dako në emision.

Dako u përball në “Dritare me Rudinën”, me analistin Mentor Kikia dhe gazetaren e BIRN Aleksandra Bogdani, që zbuloi dokumentin e bashkisë së Durrësit për t’i garantuar punësim Lulzim Berishës.

Bogdani tha se Dako nuk kishte asnjë lloj detyrimi për ta lëshuar këtë shkresë. “Shërbimi i Provës është opsional, nuk ka ligj për të. Dokumenti që i referohet Dako, është memorandum, jo ligj. Shkresa që ai ka lëshuar, bëhet pasi jepet dënimi dhe jo para”, tha Bogdani

Ndërsa analisti Mentor Kikia, tha se kryebashkiaku nuk ka asnjë lloj detyrimi ligjor për këtë shkresë, por ama ka detyrim moral. “Ai dokument që ka lëshuar, e vë nën përgjegjësinë e fortë morale. Ka apo jo përgjegjësi ligjore, këtë e vendos Prokuroria. Por përgjegjësi morale ka patjetër. Lirimi i Lulzim Berishës është shembulli tipik i fitimit të imunitetit që kanë të fortët”, u shpreh Kikia.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, kryebashkiaku i Durrësit sqaroi se Prokuroria ka hapur çështje ndaj tij, por ai është i sigurt se nuk ka bërë asnjë shkelje, përveçse ka firmosur një dokument rutinë, që është detyrues për të. Dako, shpjegoi se opozita e sulmon si njeri të rëndësishëm të PS dhe e bën të tërheqë vëmendjen nga vettingu. Vetëm shpifin, tha Dako, duke treguar edhe rastin e fundit, kur u fol se ka shkuar me pushime bashkë me kryeministrin Rama në Milano. Dako tregoi versionin e vet për këtë udhëtim.

“Para ca disa ditësh u shpif se unë udhëtova me Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Nuk isha fare në Milano, zbrita në këtë qytet dhe shkova në Zvicër. U takuam me Ramën shumë rastësisht në avion, unë me gruan dhe vajzën dhe Rama me familjen e tij”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako, ndaloi gjatë në emision në çdo akuzë që i është bërë sëfundmi, përfshirë edhe projektin Veliera, që sipas tij do të mbarojë në korrik të vitit tjetër dhe do të jetë një nga projektet e bukura të Durrësit. Dako u shpreh se pavarësisht akuzave të emisionit investigatit, Stop, projekti nuk ka prekur vijën bregdetare, por po mbush me inerte një pjesë të detit, në një zonë të degraduar, për të ndërtuar një parking publik. Dako ndaloi në gjithë projektet e Rilindjes Urbane në Durrës, që sipas tij, janë pritur shumë mirë nga qytetarët, të cilët e tregojnë me votë dhe jo me fjalë, mbështetjen për të.
Dritare/d.i.

Next Post
FOTOT/ Momentet pikante të debatit Trump-Clinton, si ndihen Melanie dhe Bill…

Bill Clinton akuzon: Rusët dhe FBI sollën humbjen e Hillary

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In