• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dako: Bashkimi i Durrësit me Tiranën, një realitet

by Java News
16/01/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana dhe Durrësi tashmë do të jenë një dhe kjo do të arrihet falë planit të ri urbanistik i cili do të vihet në zbatim. Këtë fakt e ka pohuar Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Në një intervistë për Report Tv Dako tha se një studio po përgatit projektin dhe në përfundim të tij do të nisë zbatimi.

“Është nisur puna dhe janë përzgjedhur ka disa muaj që janë përzgjedhur studiot të cilat po punojnë përplanin sektorial të Durrës-Tiranë pra projekti i famshëm Durana. Ka nisur puna, ne presim nga dita në ditë përfundimin e punës së urbanisëve dhe të marim planin në dorë dhe të vazhdojmë punën për ta zhvilluar. Është zona ekonomike më e rëndësishme e vendit. Është zona që pati një zhvillim kaotik ku vetëm sipërmarrja ishte ajo që me mendjen e vetë ndërsa shteti ka qenë mbrapa në gjithë këtë proçes. Sot është momenti të rikuperojmë ato që kemi sepse shumë rerritore dhe nuk kanë mbetur por të rikuperojmë ato dhe të disiplinojmë ato të tjerat”.

Një ditë pas takimit të Tiranës ku u diskutua për planet e reja urbanistike të zhvillimit të bashkive pas ndarjes së re territoriale, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako sqaron zhvillimin perspektiv të bashkisë së Durrësit për 15 vitet e ardhshme.

“Ky plan bëhet në një moment të ri, në momentin e bashkisë së re falë reformës territoriale pra do të thotë që ky plan do të shtrihet në të gjithë sipërfaqen që kap qyteti i ri i Durrëst dhe studio që ka fituar apo kompania që ka fituar dhe është përzgjedhur nga qeveria shqiptare për të hartuar këtë plan do ti vëhen në dispozicion nga administrata e bashkisë së Durrësit të gjitha të dhënat dhe do të jepet vizioni i bashkisë për Durrësin e 15 viteve të ardhshme”.

Sipas Dakos një studio e cila është përcaktuar nga qeveria do të përgatisë planet e reja urbanistike për bashkitë kryesore të vendit. Në këtë proçes bashkitë do të dërgojnë të dhënat për studion e ngarkuar për këtë qëllim.Sipas Dakos vetëm 20 % e parcelave të caktuara për ndërtime do të shfrytëzohen.

Në bazë të planit të ri urbanistik do të orientohen edhe projektet e shtetit apo investimet private. Pra ky studim vendos piketa dhe i jep fund zhvillimit kaotik sikurse ka ndodhur këto 25 vjet.

“Plani do të përcaktojë zonat e zhvillimit si atë urbanistik, urbane po dhe atë rurale. Do të mbrojë zonat e trashgimisë kulturore, do të mbrojë pyjet, do të mbrojë tokën bujqësore do ti japi mundësi zhvillimi dhe përparësi turizmi por njëkohësisht edhe zhvillimeve rezidenciale. Zhvillimet rezidenciale do të jenë me normativa të reja jo me ato që kemi ndërtuar deri më sot dhe një cilësi më të lartë ndërtimi. Intensiteti do të jetë intensitet i ulët i cili paraprakisht nuk do ta kalojë numrin 2 që do të thotë për një sipërfqe, për një parcelë 1000m maksimumi i ndërtimit do të jetë deri në 2000m katror si volum. Këto rregulla, këto normativa të reja do të japin mundësi që qyteti të mari një karakter tjetër zhvillimi por nëpërmjet këtij planifikimi ne na jepet mundësia edhe të përfitojmë nëpërmjet komponentit të planifikimit që është komponenti i menaxhimit të tokës ne mund të jemi në gjendje të përfitojmë edhe hapësira publike të cilat tani janë të zënë nëpërmjet mënyrës së kompensimit. Pra janë një sërë komponentësh të cilët të gjitha së bashku përbëjnë planin vendor të zhvillimit i cili është një plan me një ambicie shumë të madhe ndoshta për momentin nuk do të ndjehet por mbas shumë vitesh pra mbas 15-20 vitesh frutet e këtij plani do ti përfitojnë qytetarët e Durrësit”.

Next Post

Bill Gates krijon tualetin e parë që s'ka nevojë për ujë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com