Daja i Endrit për Sirinë: “Fëmijët më shumë i ka vrarë frika se mungesa e ushqimit”

Ndregjoni4333

Daja i Endri Dumanit, Xhetan Ndregjoni, djalit që sot u kthye nga Siria përmes një operacioni të Antiterrorit, deklaroi se fëmijët në kampin Al Hor më shumë i ka vrarë frika sesa mungesa e ushqimit.

Ndregjoni u shpreh se nipi i tij, Endri ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe shumë i lumtur.

Babai i Alvin Berishës: Fëmijët atje kanë luajtur , nuk kanë pasur çfarë të bëjnë. Kanë qenë 1 vit e gjysmë në kamp dhe kanë parë gjithçka, por një fëmijë e kalon situatën shpejt. Nuk ka frikë e ankth. Në fillim ishte pak problem, por tani luan dhe është mirë. Alvini atje ka qenë i plagosur, ka qëndruar pak kohë në gjendje kome e pastaj e ka marrë veten.

Daja i Endri Dumanit, Xhetan Ndregjoni: Ka ndryshim, edhe pak orë sa ka ardhur. Ai qesh, ndihet më mirë. Ata më shumë i ka vrarë frika se ushqimi. Ata kanë qenë në ankth, që u vra ky e u vra ai. Kanë thënë se Eva nuk ka dashur vetë të vijë dhe kjo është e pavërtetë. Ata të trembur dhe të mbaruar janë. Më mirë do të ishte që media të hynte aty dhe të thoshte a ka shqiptarë këtu e do mblidheshin”, deklaroi Ndregjoni.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com