• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Daily Mail”: Trafikanti i 150 mln stërlinave kokainë investon në Shqipëri

by Java News
27/05/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që shihni në foto është Klodjan Copja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtoi një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milionë stërlinave. Gazetarët e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.

“Nuk jemi në lagjen e qejfit në ‘SOHO’ në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin “Living””, shkruan Daily Maili.

Artikulli vijon me një pyetje: Kush mund të ketë aq shumë para për të ndërtuar një lokal kaq luksoz si ‘Living’ në një qytet si Elbasani?

Daily Mail në vijim të artikullit shkruan se, në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës” theksohet në artikull.

Për mirë apo për keq thotë Daily Mail të gjithë në Elbasan e njohin Klodjan Çopjan. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit.

Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për tu fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit.

Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Capajt.

Në dëshimë për “Daily Mail” një qytetar nga Elbasani ka thënë:
”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.

“Daily Mail” thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Copajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare./Shqiptarja

Next Post
Shkon në 24 numri i të intoksikuarave në rrobaqepësi, nisin hetimet për kushtet e punës

Shkon në 24 numri i të intoksikuarave në rrobaqepësi, nisin hetimet për kushtet e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In