Këngëtarja e shumë hiteve ka shfrytëzuar ndikimin e saj në rrjetet sociale, për t’iu bërë thirrje fansave të saj që të mos e shmangin kujdesin ndaj shëndetit mental.
Ajo së fundmi përmes një statusi në Twitter, të cilin më vonë e ka shpërndarë edhe në InstaStory, ka shkruar se si shkuarja te psikologu nuk është turp, dhe se njerëzia duhet ta hedhin poshtë këtë stigmë.
Më pas ajo publikoi edhe dy statuse të tjera në të cilët ka përdorur të njëjtin hashtag (#Duro), duke lënë të kuptohet kështu se është duke përgatitur diçka të re për fansat, e që ka të bëjë me ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor. BW