• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dade pyet grupin pse s’e çojnë Berishën në Prokurori, përgjigjet Ruçi

by A R
26/04/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së, deputetja Arta Dade ka kërkuar dërgimin e Sali Berishës në Prokurori.

Debatet në mbledhjen e PS-së

Edi Rama: Falënderoj asamblenë për mbështetjen që i dha listës së Kryesisë. Falënderoj me mirënjohje Namik Doklen për gjithçka ka dhënë si anëtar i kryesisë për 25 vjet me radhë dhe me gjestin e tij kuptimplotë të tërheqjes nga lista e propozuar për t’i hapur rrugën të rinjve. Falënderoj dhe për mbështetjen e çmuar që kam gjetur te Namik Dokle sidomos në momentet e vështira në detyrën time si kryetar i PS-së. Ndërsa duke u ndalur te ajo që prodhoi asambleja, dua të them se ripërtëritja e këtij forumi dhe kryesisë janë një premisë pozitive për të ecur me sukses përpara. I bëj thirrje përfaqësisë së re që të jetë në lartësinë e duhur. Jemi në një fazë historike për vendin, që përkon me rikonfirmimin e mandatit tonë qeverisës vitin e ardhshëm. Të nisim dialogun e ri me Shqipërinë, që duhet të nisë nga baza e PS-së dhe të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë. Ka përfunduar ristrukturimi i plotë i PS-së. Do të ketë garë për kryetarë të rinj në bazë të ndarjes administrative- territoriale. Nuk do kenë poste të tjera përveç pozicioneve që do paguhen në parti. Kështu do të funksionojë edhe në vazhdimësi. Takimi ishte i pari pas zgjedhjeve. Ishte një takim, ku fillon edhe puna konkrete për çdo sekretariat.

Arta Dade: Në letrën që firmosa për Byronë kishte 3 kërkesa. Ndërkohë është plotësuar vetëm një dhe më minimalja. Përse nuk është dërguar në prokurori?

Gramoz Ruçi: Zonja Dade, Prokuroria mund të nisë hetimin pasi seanca ka qenë publike dhe në transmetim direkt në shumë televizione. Vendimi për këtë kërkesë është marrë në grup.

Arta Dade: Atëherë pse ndryshuat mendje? Unë firmën e kam hedhur për të çuar Berishën në prokurori.

Gramoz Ruçi: Masa është marrë brenda mundësive institucionale, sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, për të mos lejuar për dhjetë ditë, atë që bëri thirrje për marrjen e armëve që të jetë pjesë e punimeve të kuvendit.

Arta Dade: Pyetja që shtroj unë është, kryesia a ka mendim për ta çuar në prokurori?

Debate për çështjet e ekonomisë

 Edi Rama: Gjatë vitit 2015 u rritëm me 2.62 % dhe mund të ishim rritur më shumë, nëse për shkak të konjukturës ndërkombëtare dhe nëse në radhë të parë prej çmimit të naftës dhe të mineraleve, nuk do të kishim pësuar një goditje që u bë e plotë edhe për shkak të përmbytjeve të mëdha në tremujorin e parë të vitit që lamë pas.

Erjon Braçe: Dua të ndaj me ju një shqetësim, atë të mungesës së deputetëve në komisionin që unë drejtoj. Dua të them se shpesh kam qenë i pakënaqur me angazhimin jo aq sa duhet të ministrave për të mbrojtur ligjet e qeverisë në Kuvend. Po ashtu jam i pakënaqur me pjesëmarrjen e deputetëve në komisione. Është e pafalshme që deputetë të caktuar gjatë gjithë sesionit të marrin pjesë vetëm në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Më sillni deputetët në komisione. Po më bllokojnë punën e Komisionit, ka të tjerë që presin në radhë.

Paulin Sterkaj: Meqë jemi te diskutimi për ekonominë duhet të hapet një zyrë e QKR-së në Malësi të Madhe. Po ashtu është janë lënë pas dore edhe investime në rrjetin energjetik në Malësi të Madhe. Në Malësi të madhe të investohet në rrjetin energjetik. Qeveria duhet të marrë masa edhe për këtë zonë, e cila ka mjaft resurse për të investuar. Këtë kërkesë ia kam parashtruar edhe personalisht kryeministrit të vendit, në kuadër të takimeve me deputetët e çdo qarku, por, duke parë që nuk ka pasur asnjë investim, mendova që ta shtroj dhe në mbledhjen e grupit.

Next Post

Koncesioni i Rinasit, qeveria pa argumente për kostot dhe përfitimet e zgjatjes së kontratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

January 29, 2026
BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

January 29, 2026
FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In