• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dade: OSBE rol vendimtar në situatën aktuale të sigurisë

by
06/07/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Arta Dade, deklaroi gjatë Seancës Plenare “Helsinki+ 40” të OSBE-së që u mbajt në Helsinki, se OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në situatën aktuale të sigurisë.

Pasi përshëndeti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Oliver Spencer dhe e falënderoi për kontributin e tij të vyer dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre 24 viteve në këtë organizatë, Dade uroi Sekretarin e porsa zgjedhur, Roberto Montella.

Dade u shpreh se, “40 vjet përpara, kur ishte ende studente, ishte e paimagjinueshme se një ditë do të gjendej në këtë sallë historike ku u nënshkrua Akti Final i Helsinkit, me ata që i dhanë jetën kësaj organizate, për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme për sigurinë dhe bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin në një rajon që është vendimtar për zhvillimet botërore”.

Sipas saj, “rendi i tanishëm europian, ndërtuar me kujdes pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, është duke përjetuar një ndryshim të rrezikshëm të paradigmës, pasojat e të cilit janë të vështira për t’u parashikuar në afat të gjatë. Mosbesim dhe ndarje, politika konfrontuese dhe logjika e lojës me shumë zero po mbizotërojnë mbi qasjen bashkëpunuese ndaj sigurisë që është në zemër të angazhimeve gjithëpërfshirëse të OSBE-së dhe parimeve që shtetet e saj pjesëmarrëse kanë nënshkruar lirisht”.

“OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në situatën aktuale të sigurisë. Si organizata e parë ndërkombëtare që iu përgjigj krizës në Ukrainë, OSBE-ja ka demostruar aftësinë për të përmbushur përgjegjësitë e saj në kuadrin rajonal në bazë të kreut VIII të Kartës së OKB-së”, tha Dade.

280

“OSBE-ja ka gjetur konsensus për shumë iniciativa kryesore mbi konfliktin në dhe rreth Ukrainës. Lançimi i projektit kombëtar të dialogut në Ukrainë, vendosja e Misionit të Posaçëm të Monitorimit dhe Misionit të Vëzhgimit, dhe pjesëmarrja në Grupin Trilateral të kontaktit, janë shembulli më i dukshëm i aftësisë së OSBE-së për të nisur veprime kolektive edhe gjatë një krize shumë përçarëse”, theksoi Dade.

“Këto demonstrojnë edhe një herë pikat e forta e të qëndrueshme dhe avantazhet e OSBE-së si një nga platformat më të mira për të kapërcyer ndarjen në rritje midis Lindjes e Perëndimit dhe lehtësuar zgjidhje bashkëpunimi në Europë. Ajo ka rikonfirmuar në mënyrë të qartë rëndësinë e vazhdueshme për Sigurinë Europiane”, u shpreh Dade.

Dade theksoi se, “OSBE-ja duhet të mbetet forumi kryesor evropian për dialog politik, vendi kryesor për të diskutuar në mënyrë të hapur e transparente shqetësimet e tyre kryesore të sigurisë. Megjithatë, rindërtimi i besimit nuk mund të arrihet në dëm të angazhimeve tona themelore dhe të parimeve të Aktit Final të Helsinkit”. “Procesi i integrimit rajonal në zonën e OSBE-së – i realizuar në përputhje me parimin që njeh të drejtën e shteteve sovrane për të krijuar lirisht aleanca dhe për të qenë pjesë e grupeve të ndryshme politike dhe ekonomike, duhet të shihet si një kontribut konkret në realizimin e objektivave të përcaktuara nga dokumentet themelore”, tha Dade.

Sipas saj, “dimensioni njerëzor duhet të mbetet në thelb të konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë të OSBE-së, duke qenë se hendeku midis angazhimeve përkundrejt dimensionit njerëzor dhe zbatimit të tyre vjen duke u rritur roli i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së merr rëndësi edhe më të madhe”.

Next Post

Projekti për Liqenin Artificial, Bashkia: Rama-Veliaj po e betonizojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com