• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dade: Opozita provokon krizë artificiale, hapësira e tyre shumë më e madhe se numrat që kanë

by A R
11/03/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e komsionit të jashtëm Arta Dade e konsideron protestën e opozitës në çadër të papërligjur, që synon krizë artificiale për të shpëtuar ata që duhet të shkojne para drejtësisë.

“Opozita ka shkuar më larg me një aksion të ashtuquajtur politik që është vetëm për të shpëtuar ata që duhet të shkojnë para drejtësisë, pra, me pengesën që po i bëhet reformës së drejtësisë dhe kryesisht procesit të vetingut”, tha Dade për TCH.

Dade thekson se opozita po abuzon me hapësirën e përfaqësimit në komisionet e vettingut, ndërsa mazhoranca edhe pse i ka numrat, mendon se do ishte mirë të bëhen me konsensus.

“Parlamenti funksionon, mazhoranca funksionon, madje ka një shumicë të cilësuar parlamentare për të përfunduar ato ligje të cilat sigurisht do të ishte mirë që të bëhen me konsensus dhe me praninë e opozitës. Hapësira për opozitën është më e madhe sesa rezultati që ata kanë në Parlament.  Shpresoj t’i thërrasin logjikës”, është shprehur Dade.

Ish ministrja e Jashtme ndërsa e paralelizon sulmin ndaj ambasadores Vllahutin me atë që iu bë ish ambasadores amerikane Mariza Lino në ‘97,  ka edhe disa këshilla për kryetarin Basha dhe të huajt që kane folur në ccadrën e opozitës.

“Ata nuk mund të kapen si i mbyturi pas kashtës pas ndonje emri që i kanë të formacioneve të tyre idelogjiko-politike, por mënyra sesi po atakohen përfaqësuesit e institucioneve më të larta me kujton krizën e ‘97 kur ishte vënë në fokus ish ambasadorja amerikane Mariza Lino për atë masakër që këta bënë me piramidat dhe zgjedhjet dhe që pas tyre ka një emër. Brezi i ri i politikës të ngrihet mbi diktatet dhe të rikthet logjikës sepse për Lulzim Bashën do të ishte humbja e 3-të rradhazi”, deklaron Dade.

Next Post
Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

Reagon për herë të parë Edi Rama: Qesh mirë kush qesh i fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In