• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dade në takimet me parlamentarët britanikë: Mbretëria e Bashkuar partner strategjik

by A R
16/09/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përmbyllje të vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar në Londër, Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë Arta Dade, si dhe anëtari i Komisionit deputeti Gerti Bogdani, shoqëruar prej Ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan këto ditë një sërë takimesh me përfaqësues të të dy dhomave të Parlamentit Britanik.

Gjatë takimeve me deputetët Daniel Kawczynski, anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme, Julian Lewis, Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes, dhe Lord Boswell of Aynho, Kryetar i Komisionit të Dhomës së Lordëve për Bashkimin Evropian, Dade shprehu kënaqësinë e takimeve të zhvilluara këto ditë në Parlamentin Britanik, si një tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Dade theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner i rëndësishëm historik i Shqipërisë, ndaj dy parlamentet duhet të punojnë më afër për t’a rritur cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Në këtë kontekst, Dade dhe Bogdani shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike në avancimin e reformave kyçe në Shqipëri, veçanërisht në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke vlerësuar njëkohësisht miratimin me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi gjatë muajit korrik.
Duke biseduar me Kryetarët e Komisioneve të Çështjeve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes Daniel Kawczynski dhe  Julian Lewis, u nda bindja e përbashkët se Shqipëria luan një rol tepër konstruktiv në mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe në këtë drejtim u vlerësua bashkëpunimi mes forcave të armatosura, duke sjellë në kujtesë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2016” që pritet të zhvillohet së shpejti në vendin tonë.
Përfaqësuesit parlamentarë të të dy vendeve, gjatë takimeve nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Në përfundim, znj. Arta Dade theksoi se Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë është i gatshëm t’a thellojë bashkëpunimin e tij me të dy dhomat e Parlamentit Britanik, duke intensifikuar kontaktet dhe konsultimet për sfidat e përbashkëta të të dy vendeve./a.m.

 

Next Post

Rrëfimi/ 14 sekretet që nuk i dinit për Bleonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In