Ministri për punë të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga ana e presidentit Ivanov kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Daçiç tha se, Zaev me deklaratat e tij po rrënon marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit.
Ai shtoi se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti por dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por sipas tij, deklaratat e Zoran Zaevit janë me tone të kundërta, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)