• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Daçiç: Tomislav Nikoliç e ka fajin nëse Vatikani njeh Kosovën

by Java News
13/07/2018 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nëse Vatikani njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë fajtor do të jetë ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Ai është shprehur kështu, duke iu përgjigjur akuzave që i janë bërë pse ka ftuar Papa Franciskon që të vizitojë Serbinë, transmeton Koha.net.

“Nuk i kam bërë dëm shtetit duke shpallur të vërtetën mbi vizitën e Papës, por dëmin e ka bërë Tomisllav Nikoliq kur njëherë e ftoi e pastaj hoqi dorë nga vizita e prijësit të Kishës Katolike”, u shpreh Daçiq duke reaguar ndaj akuzave të ish-shefit të shtetit.

Nikoliq i kishte thënë të përditshmes së Beogradit, “Novosti” se Daçiq “i ka shkaktuar dëm shtetit, përmes veprimit jo diplomatik, duke nxjerrë në opinion korrespondencën e presidentit të Serbisë me Papën e Kishës Katolike” pa e pyetur Kishën (Kishën ortodokse serbe). “Nëse është dashur ta pyeste Kishën, pse nuk e kishte pyetur para se t’i dërgonte ftesën” për vizitë, i është përgjigjur Daçiq, po në “Novosti”.

“Kështu dalim joseriozë . Ndërsa Papa nuk është vetëm lider fetar, por edhe shef i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën dhe që është me shumë rëndësi në luftën për krahinën tonë jugore . Ja që do të lejojmë që Papa të shkojë në Prishtinë dhe të mos vijë në Beograd. Atëherë mos të ankohemi nëse Vatikani e njeh Kosovën”, është shprehur Daçiq, transmeton Koha.net.

Vizita e Papës në Serbi ishte llogaritur në janar të vitit 2016. Nga Vatikani atëherë ishte konfirmuar 21 e 22 maji si data të vizitës, ndërkohë kishte mbërri nota me të cilën propozohej që delegacioni i Vatikanit të arrinte në Beograd më 24 janar për të nisur përgatitjet. Por në Serbi atëherë u shpallën zgjedhjet dhe kjo u përdor si shkas për heqjen dorë nga vizita e Papës. (b.an)

Next Post
Tragetet në Durrës, më shumë mallra dhe më pak udhëtarë

Tragetet në Durrës, më shumë mallra dhe më pak udhëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In