Ivica Daçiç, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë se qeveria serbe duhet të kërkojë nga UNESCO që të mos e pranojë Kosovën derisa të zgjidhet çështja e mbrojtjes së Kishës Ortodokse Serbe me Prishtinën në Bruksel.
Në një deklaratë për gazetën serbe “Blic” ai ka deklaruar se vetëm pas Bisedimeve në Bruksel duhet të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, transmeton Klan Kosova.
“Trashëgimia kulturore dhe fetare është e paraparë të diskutohet në Bruksel duhet të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.









