• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Daçiç paranojak te Novost: Shqiptarët kanë në plan rrëmbimin e ambasadorëve serbë

by Java News
10/01/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse shërbimi diplomatik serb është vendosur i tërë kundër çështjes së Kosovës sa i përket anëtarësimit në organizatat e huaja, një deklaratë së fundmi, mundohet të bëjë shqiptarët agresorë. Ministri i jashtëm serb ka paralajmëruar se shërbimi i tyre është në rrezik prej shqiptarëve, pas çështjes Haradinaj.

Misionet diplomatike të Serbisë në Zvicër, Turqi, Greqi, Itali, SHBA dhe Gjermani janë objektiva të mundshme të shqiptarëve, të cilët kanë për qëllim që të marrin ndonjërën prej tyre në mënyrë që Serbinë ta detyrojnë që të heqë dorë nga kërkesa e saj për të ekstraduar Ramush Haradinajn – shkruan “Novosti” nga Beogradi.

Ky paralajmërim alarmant, të hënën u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ndërsa burimet e gazetës konfirmojnë se misionet e lartpërmendura “janë më të rrezikuarat”.

“Ne kemi informata të sigurisë se një plan i tillë djallëzor ekziston në diasporën shqiptare dhe në bashkëpunim me agjencitë dhe operativët e vendeve mikpritëse ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar skenarin e padëshiruar”, ka thënë Daçiç për “Novosti”, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se alarmimi i publikut është masë parandaluese, që informatat janë shqetësuese, por në të njëjtën kohë thërret personelin diplomatik për mospërhapjen e panikut.

“Për këto informata kemi njoftuar policitë dhe shërbimet e sigurisë së vendeve mikpritëse, dhe të gjitha misionet tona diplomatike dhe konsullore. Janë dhënë të gjitha udhëzimet e nevojshme dhe janë marrë masat me qëllim parandalues. E gjithë kjo tregon se çka janë në gjendje të bëjnë politikanët shqiptarë, deri edhe terrorizëm”, ka shtuar ministri serb.

“I paralajmëroj të gjitha vendet që janë përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike, ndërsa politikanëve shqiptarë u tërheq vëmendjen që të mos luajnë me zjarr. Ne nuk do të heqim dorë nga ndjekja penale e Haradinajt apo kujtdo që ka kryer krime kundër popullit serb”, ka thënë Daçiç. (b.an)

Next Post
Janullatos mesazh për Krishtlindjen: Mposhtni arrogancën

Janullatos kërkon autokritikë nga grekët: Pinit kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In