Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është realisht kopetent, pasi pretendon se ka zbuluar një plan të fshehtë të Prishtinës zyrtare. Ai ka deklaruar për RTS se nëse Kosova pranohet në UNESCO, hapi i ardhshëm i Prishtinës mund të jetë kërkesa për pranim në Këshillin e Evropës. “Serbia do të presë sesionin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të mbahet më 21 tetor, kur në rendin e ditës do të jetë çështja e anëtarësimit të Kosovës, por deri atëherë do të vazhdojë aktivitetet e saja kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka deklaruar Daçiç, transmeton lajmi.net.
Daçiq konsideron se kërkesat e fundit e Kosovës, është si pasojë e asaj çfarë ka ndodhur gjatë dekadave të fundit, duke shtuar se është i sigurt që Prishtina në të ardhmen do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare me mbështetjen e vendeve perëndimore.
Sipas tij, ata që sponsorizojnë kërkesa të tilla si ajo e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO, dëshirojnë që kjo çështje të kryhet sa më shpejtë dhe me këtë “do të përpiqen të përmbledhin tërë këtë histori që në fund të mos dalin që ishin fajtor për ngjarjet në ish-Jugosllavi, pasi që në atë kohë mbështetur pavarësinë e Kosovës”.