Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi.
Sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiç se Vatikani me vëmendje të veçantë e përcjell zhvillimin e situatës në Ballkan dhe në këtë kontekst edhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Daçiq e Parolini kanë folur edhe për çështjen e Kosovës ndërsa ministri serb e ka njohur atë me aktualitetet e negociatave Beograd – Prishtinë.
Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Daçiq edhe një herë ia ka transmetuar falënderimet sekretarit Parolin për Vatikanin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. (b.an)