Zëvendëskryeministri i Serbisë e ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë se nuk e kupton pse Indonezia është më mike e madhe për Serbinë se sa disa fqinjë të vendit të tij.
Daçiç, duke folur për marrëdhëniet me Maqedoninë, ka theksuar këtij vendi i ka penguar shenja IRJM gjatë punimeve në një rrugë e nuk i ka penguar pse kishte votuar për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, edhe pse, ka shtuar ai, njofton gazeta e Beogradi Politika, Serbia e ka njohur Republikën e Maqedonisë derisa e gjithë bota e quan Ish Republika jugosllave e Maqedonisë – IRJM, transmeton Koha.net.
Duke folur për marrëdhëniet me Kroacinë ai tha se atje nuk po ia dalim dot që të fute në përdorim alfabeti cirilik. „Më duhet të them se ne jemi budallenj, sepse punojmë kundër interesave tona. Dhe për këtë fajtor është pushteti i Milosheviçit, përkatësisht ne, sepse e gjitha ka ndodhur në vitet e 90-ta”, ka thënë Daçiç.