• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Daçiç ankohet te homologu grek: Shqiptarët kanë në plan të bashkohen në një shtet

by A R
11/07/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka deklaruar midis të tjerash se është i shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Europë”, ka thënë ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiç ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më i mirë se parardhësit përsa i përket interesave të serbëve që jetojnë atje.

Ai ka falenderuar gjithashtu Greqinë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për investimet ekonomike në Serbi që arrijnë shifrën prej 2 mld euro.

Daçiç ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO.

Dy homologët që përgatitën takimin e nivelit të lartë në Selanik, ditën e enjte midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Tsipras kanë premtuar një marrëdhënie edhe më të fortë midis dy vendeve që festojne sivjet 150-vjetorin e aleancës së tyre historike, siç ka theksuar edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Koztias, që ka ripërsëritur se Athina mbështet fuqishëm integrimin e Beogradit në BE. /b.d

Next Post

Ish-krerët e PD në disa degë: Basha duhet të largohet, ai përgjegjësi i vetëm i humbjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com