Juristi Jordan Daci u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ra në kurthin e vetvetes dhe legjitimoi lëvizjen e SPAK-ut për kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Ai theksoi se Kuvendi duhet t’i miratojë edhe masat e mëparshme të sigurisë. Sipas Dacit, e vetmja zgjidhje për Berishën është të pritet të shprehet Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.
“Tashmë e vetmja zgjidhje që kishte zoti Berisha, sepse praktikisht zoti Berisha ra në kurthin e vetvetes, nuk e futi njeri në kurth. Duke bërë protagonizmin për një gjë që ai në fakt e ka për natyrë dhe ka edhe të drejtën ta bëjë, praktikisht ligjëroi lëvizjen e SPAK-ut për kërkesën për zëvendësim. Tani a kemi deputetë kuvendi ne? Do doja të kisha një Kuvend që thotë, “Stop” hajde të parën, pra unë jam i njëjti Kuvend që t’i miratoj të dyja, por m’i bëj me radhë, s’ka gjë dhe hajde brenda ditës ta miratoj të dytën. E vetmja zgjidhje që ka si zoti Berisha dhe ne të tjerët është të presim Gjykatën e Lartë të shprehet dhe Gjykatën Kushtetuese”, tha Daci.
/a.r