• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’vjen pas non grata?

by Mira Kazhani
20/05/2021 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Si fillim çfarë është non grata?

Shprehja vjen nga latinishtja dhe nënkupton një njeri të padëshiruar.

Ç’vjen pas Non Grata

Në historinë e shteteve dhe Kombeve shpallja Non Grata është kryesisht mjet i luftës diplomatike e politike mes vendeve që veç për formë mbajnë raporte.

Lufta e Ftohtë ofron në 50 vjet dhjetëra raste të përdorjes së kësaj “arme”. Ajo çka ndryshon në rastin Berisha është fakti që mes SHBA-ve dhe Shqipërisë jo vetëm që nuk ka më luftë të ftohtë, por marrëdhëniet janë më të ngrohta (nxehta) se kurrë.

MOTIVIMI i shpalljes Non Grata me aktivitet korruptiv e minues se demokracisë sonë të brendshme, e bën rastin jo aq “raport ndërkombëtar”, sa gur të parë të dominosë politike që rrëzon një klasë të tërë tranzituese duke nisur nga guri një, Sali Berisha!

Pse shpallja Non Grata e Sali Berishës është një goditje e rëndë për të, por edhe një lajm tronditës për shoqërinë shqiptare, ku lideri i partisë së parë opozitare që sfidoi e rrëzoi sistemin komunist dhe mori flamurin e politikanit që hodhi themelet e demokracisë shqiptare dënohet nga Amerika, si minuesi i kësaj demokracie dhe shkohet edhe më larg si figurë e korruptuar.

–Sali Berisha supozohej të ishte sot një hero për shqiptarët. Ai pati të gjithë gurët në dorë të mbetej një nga figurat më të respektuara në Shqipëri dhe në opinionin e huaj.

–Non Grata për Berishën nuk është më një çështje vize dhe ndalim hyrje në SHBA, por çështje turpërimi dhe çështje për drejtësinë në vend.

–Nëse motivi mbështetet në aktivitet kriminal të prezumuar ndaj subjektit atëherë Non Grata si në rastin e Berishës megjithë familje është tronditës.

Çfarë ndodh? Çfarë do të thotë kjo?

–Lideri historik i PD Sali Berisha akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë në vendin e tij. Kjo do të thotë që drejtësia duhet të merret me mbledhjen e provave. Si për rastet korruptive dhe minimin e demokracisë.

A ka rol SPAK tani? Po!

-Sipas një eksperti në fushën e drejtësisë SPAK nga ky moment nisur nga akuzat që i janë adresuar Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është në punë.
Mbi këtë motivacion me logjikë SPAK duhet të regjistrojë çështje e kërkojë prova me letër rogatore. Letër porosi!

Vetëm për Berishën? Ai nuk është i vetëm por familjarisht? Pse u shpall Non Grata bashkë me fëmijët?

–Sepse si asnjë rast tjetër fëmijësh kryeministrash e presidentësh dy fëmijët e Sali Berishës kanë qenë të përfshirë në skandale dhe akuza për korrupsion e pastrim parash.

Argita Berisha me zyrën e saj të avokatisë ku është akuzuar se çdo investitor apo biznes duhet të kalonte prej aty pa të bënte hajër.

Ndërsa Shkëlzen Berisha është Gërdeci. Për të ka shkruar që në 2008-ën NyTimes një investigim për zinxhirin korruptiv e mafioz të Gërdecit dhe ku në atë kohë Berisha kryeministër e quante gazetën më prestigjioze në botë: letër higjienike. Po për Shkëlzen Berishën ka edhe një film nga Hollywood për këtë skandal të madh korruptiv që përfundoi edhe me 26 të vdekur. SPAK ka rihapur hetimet pak javë më parë për Gërdecin me thirrjen e ish ministrit Fatmir Mediu.

Po Lulzim Basha si ndjehet? Çfarë sjell për të kjo histori? Bëhet më i fortë?!

Tani që nuk do të jetë më Berisha, a do të shohim një Lul Basha të ri? Një PD të re?
A ka patur ai dijeni për këtë lajm kur vendosi datën e 13 Qershorit me aq nxitim?
Po Yuri Kim që paralajmëroi se në shtator pavarësisht asaj që thotë sot opozita reale do të jetë në parlament?!

Lulzim Basha mund të ketë sot një shans për të disatën herë ose ndoshta për herë të parë?! Mbetet për t’u parë.

Pse kjo shpallje Non Grata për një ish kryeministër që ka 8 vjet në Facebook u bë sot me akuza për kohën kur ai ishte në pushtet? Vonë? Po! Po pse pikërisht tani?

Është një pyetje e vështirë e që ka një det me përgjigje. Po njëra ulëret mes të shumtave: Është edhe një mesazh për tranzicionin shqiptar; për partitë politike dhe lidershipin e tyre herë të votuar, e herë të dhuruar.
Vjen si një nevojë për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar të gjatë, dërrmues, shkatërrues, shpërfytyrues, ku Sali Berisha dhe familja e tij nuk ishin të vetmit lojtarë, por peshku qelbet nga koka!

Next Post
Ngushtohet rrethi për bosin e kriptomonedhës/ Përfshihet edhe ministri turk: Vendi ku fshihet dihet, do kapet

Ngushtohet rrethi për bosin e kriptomonedhës/ Përfshihet edhe ministri turk: Vendi ku fshihet dihet, do kapet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In