• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Cutillo- Ahmetaj: Mundësit e jashtëzakonshme për të përforcuar marrëdhëniet ekonomike midis Italisë e Shqipërisë

by Java News
16/02/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë euro dhe që do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B. Këto janë disa nga shifrat e Misionit Italian që do të mbërrijë në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.

Ditën e hënë 19 shkurt, ora 9.00, në Hotel Tirana International, do të mbahet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Ky Forum, i hapur për të gjithë organet mediatike shqiptare dhe ndërkombëtare, do t’i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e zv. Ministrit Ivan Scalfarotto, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Kryetarëve të Agjencisë ICE dhe Konfindustrias Michele Scannavini dhe Vincenzo Boccia, si dhe të zv. Presidentit të Shoqatës Bankare Italiane (ABI) Guido Rosa. Organet e shtypit duhet të regjistrohen duke filluar nga ora 8.00.

Më pas, gjatë paradites, do të organizohen seminare të përqendruara te programet dhe instrumentet e financimit në Rajon dhe tri tryeza sektoriale mbi fokuset e misionit – Infrastrukturat, në kuptimin më të gjerë (turizmi, spitalet, shkollat, transportet, etj), Energjia & Green Tech dhe përpunimi ushqimor. Gjatë pasdites do të ketë një seksion të gjatë takimesh b2b me mbi 200 kompani homologe, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të shqyrtuar fusha të mundshme bashkëpunimi. Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t’i kushtohet vizitave në kompani dhe infrastruktura me aktivitet në territorin shqiptar.

“Misionit i Sistemit është nisma e jashtme më e rëndësishme që Qeveria italiane organizon për të favorizuar ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet të reja italiane, si dhe për të konsoliduar praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

“Mirëpresim me entuziazëm një nismë të këtyre përmasave të organizuar nga partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë në një vit kaq të rëndësishëm për të ardhmen e Vendit. Do të jetë një mundësi për t’u shfrytëzuar më së mirë nga të gjithë “, theksoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Next Post
Petrit Vasili pas protestës: Fundi është i pashmangshëm dhe shumë afër…

Vasili i vërsulet SHBA-ve: Tregoni pse e refuzuat Adriatik Llallën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In