• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Berisha s’ka më forcë. Vendimi për vulën? Ish kryeministri s’ka grup politik, por një masë amorfe

by Java News
28/12/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar shtyrjen e gjyqit për Sali Berishës, theksoi se Sali Berisha e ka kuptuar se janë orët e fundit të lirisë së tij. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ai tha se “fakti që Berisha shkoi në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin”.

“Është kualiteti i drejtësisë së verbër, e cila i zbaton të tëra procedurat e ligjshme. Është e ligjshme secila prej tyre pavarësisht se ne e dimë se avokatët e Berishës duan të fitojnë kohë. Problemi i incizimeve dhe proces-verbaleve të gjykatës është taktikë e rëndomtë por për çfarë vlen? Shërben vetëm për të ngushëlluar klientin. Zakonisht ata që ndodhen në pozitat e Berishës e akumulojnë mashtrimin dhe i ndihmon për të shtyrë ditën.

Ai ka kuptuar se janë orët e fundit. Fakti që shkoi sot në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin. Me këtë rast, i vuri kryq edhe thashethemeve se do të pushtojë zyrën. Ai sot ka shkuar për t’u ngujuar në shtëpi si i arrestuar. Dhe la porositë e fundit, tha që nuk jam më. Ai e di që nuk do të jetë kurrë më jashtë burgut. Ka një kohë të gjatë tani brenda në arrest. Është duke paguar një gjë të madhe që i ka ndodhur Shqipërisë në pushtetin e tij”, tha analisti.

I pyetur për gjyqin për vulën e PD-së, analisti theksoi se Berisha nuk ka një grup politik por një ‘masë amorfe’ me disa persona.

“Kjo lë për të dyshuar, menduar se e gjithë drejtësia është fokusuar në këtë ekip, vepër penale të Berishës dhe jo të gjitha rrufetë i lëshon menjëherë mbi të. Ajo që mbetet në fuqi, gjykata e marsit të 2021, ajo është e vdekur si çështje. Berisha nuk ka një grup politik por një masë amorfe, 20-30 veta. Janë njerëz që nuk bëjnë dot politikë. Problemi është që drejtësia nuk pyet për emocione të tilla, do të bëjë rrugën dhe procedurat e veta por njëkohësisht e shikoni se edhe ata që quhen demokratë paskan pasur një ndarje prej kohësh me Berishën dhe nuk i shkojnë pas më. As legale nuk e ka më organizatën e vet, që shpesh merr nuancat e fisit, të kaosit dhe që nuk dëshmojnë për shpresë.”, shtoi Çupi.

Një koment pati edhe për vënien nën hetim të ish presidentit Ilir Meta.

“Jetojmë në një kohë kur Shqipëria po shpëton prej tyre. Janë si dy linja të mëdha, siç janë trenat që shkojnë në të njëjtin drejtim dhe shpesh bëjnë përplasje. Këta janë dy trena të mëdhenj krimi, që kanë organizatat e tyre. Secili prej tyre takohen në një pikë që partitë që kanë, sa herë që kanë pasur dorë në qeveri, kanë krijuar organizata kriminale. Meta ka qenë më i vogël herë pas herë në shërbim të Berishës dhe sa herë e ka parë që mund t’ja dalë. Nuk janë dy persona, dy presidentë dhe dy kryeministra që po shkojnë në dyert e drejtësisë. Fitore e madhe në sensin e drejtësisë. Shqipëria do të hyjë në hartën e kombeve më të përparuara për këtë gjë. Që me ndihmën apo pa ndihmën e SHBA dhe BE do të konsiderohet fitore e kombit shqiptar. Tani shteti fillon të bëhet modern si gjithë të tjerët.”, theksoi analisti./m.j

Next Post
Turi ballkanik, Rama nis takimet e nivelit të lartë në Sarajevë, pritet nga homologia boshnjake

Skuadra e policisë shqiptare drejt Marokut: Vrasësi portugez i Ardian Nikulajt do ekstradohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptarët në lot! Dënohen krerët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin dhe Krasniqin, 18 për Veselin, 13 për Selimin

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com