• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çupi: Berisha është i dorëzuar para drejtësisë. Të gjithë familjen e ka për në burg. Do t’ia kalojë Al Capones…!

by Java News
25/10/2023 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi foli për dosjen e privatizimin të ish-kompleksit Partizanit, për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa për vjehrrin e tij Sali Berishën, Gjykata ka caktuar një masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Ai tha se ajo që ka bërë Berisha me drejtimin e shtetit është një krim i madh, i cili mund të krahasohet me aktet e organizatave mafioze në botë. Gjatë intervistës në ABC News, Çupi shtoi se gjyqi për Berishën mund të zgjasë edhe përtej jetës biologjike të Sali Berishës. Sipas Çupit, drejtësia ka në dorë edhe dosje të tjera, të cilat kanë nga pas bëmat e Sali Berishës për vite me radhë duke nisur nga viti i mbrapsht i 1997.

“Është një krim I madh I krahasueshëm me organizatat mafioze në botë, të cilat kështu janë krijuar.  Pak banale, pak komike, pak tragjike, pak të papritura dhe kanë ardhur deri më sot. Kjo që po ndodh sot me Berishën është historia e një shtetit gangsterësh. Presim gjyq të gjatë, presim lojë me nervat, siç ndodhi dje dhe sot, presim sfidat të dështuara dhe të pe dështuara. Unë mendoj se ky gjyq mund të zgjas edhe pas jetës së Sali Berishës, këto akte, për shkak të gjerësisë që ka çështja dhe për shkak të procesionares që ka.

Është një ekip I tërë. Ka procese të njëpasnjëshme, që do hapen si fletët e një libri, sepse do hapin njëri tjetrin. Nga kjo atmosferë deh kjo dosje…Jamarbëri është thjeshtë një ushtar I Berishës, e gjitha rëndesa e çështjes është tek Berisha., Berisha I ka kryer krimet dhe I ka udhëhequr. Pas kësaj do dalin dhe janë nëpër duar Gërdeci dhe 21 janari, pastaj kemi histori të tjera me Haklajt në Tropojë ,e pastaj kemi problemin me embargon dhe pastaj kemi probleme me piramidave, kjo është histori, e cila me siguri do t’ia kalojë Al Capones”, tha  ai.

Për Frrok Çupin, Sali Berisha jo vetëm veten, por edhe familjarët i ka të gjithë për burg pasi kanë abuzuar me pushtetin. Ai e dënoi thirrjen e sotme që bëri Sali Berisha drejtuar qytetarëve që “dilni më mbroni dhe luftoni me çdo mjet”. Sipas tij, ky apelim ngjan sikur ai po bën thirrje për krijimin e një organizate terroriste.

“Berisha mendonte  se nuk do kishte prova. Gjithë kohës Berisha nuk ka thënë kurrë se nuk ka kryer krime, por ka thënë më gjeni prova. Që do të thotë se një burrë shteti, i cili ka qëndruar në pushte që thotë këtë frazë është fraza më tipike e një organizata kriminale, e një kryetari të organizatës kriminale, i cili në krye të shteti i ka mundësi për t’i fshehur provat dhe Berisha ka bërë maksimumin për t’i fshehur provat.  Ai e ka tërë familjen e tij për në burg.  Sali Berisha nuk ka nevojë më për shtëpi

Ju thashë, që nëse nuk është duke organizuar këto ditë krijimin e një grupi terrorist, sepse thirrja që ka bërë sot që ngrohuni në këmbë, luftoni me të gjitha mjetet, sulmoni, më mbroni, kjo është thirrje për krijim organizate terroriste dhe pas gjithë këtyre Berisha do të bëjë burrin e dobët, që futet në garazh për t’u ngjitur në shtëpi që mos të takojë Policinë, fshihet në zyrën e PD, që do të thotë janë manovrat e fundit. Me këto nerva do të luajë sigurisht, është i pandehur, i dorëzuar para drejtësisë  dhe pas momenti që do jetë në qeli, padyshim që do ketë këtë natyrë, sepse kush do ta bënte këtë. Në atë zënien në çark pas atyre bëmave të tmerrshme, ai padyshim që do bëjë këtë gjë”, shtoi ai./m.j

Next Post
Gazi lotsjellës në Kuvend/ Kryeparlamentari i Kosovës merret në gjykim për dy vepra penale: Ja për çfarë akuzohet Konjufca

Gazi lotsjellës në Kuvend/ Kryeparlamentari i Kosovës merret në gjykim për dy vepra penale: Ja për çfarë akuzohet Konjufca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In