• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çunat

by Sokol Balla
20/06/2024 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Çunat sot na ngrinë gjakun. Pastaj na vdiqën. Pastaj na ringjallën. Pastaj na ngjirën. Pastaj na mekën. Pastaj na dhanë gëzimin e trishtuar, sesa pranë ishim ndaj shansit të humbur. Pastaj na rindezën shpresat se shansi nuk ka humbur akoma. Pastaj na bënë krenarë, edhe për një humbje që vjen në të këtillë mënyrë: të sfilitur, por të padorëzuar, këta Konstatinë modernë, që edhe “vdekur” mbërrijnë në dasmën e motrës së madhe, të Shqipërisë së bukur, që qante e i priste me sytë nga dera dhe ora elektronike e Volksstadion të Hamburgut: minuta 95 dhe Gjasula shënon golin e dytë.

Të parin e kishte shënuar në portën e Strakoshës pasi topi i rrëshkiti sërish për herë të dytë mbrojtjes së Hysajt dhe në një bilardo tragjike, u përplas në këmbët e Gjasulës dhe në fund në rrjetën tonë. Strakosha nuk mund të mbronte gjithçka. Të mërkurën në Hamburg, ai “vrau” mitin e të jatit, nën hijen e të cilit talenti i Tomasit përpëlitet prej 7 vjetësh. Por të mërkurën në Hamburg ai kapërceu Foton, kapërceu kritikat, ndrojtjen, komplekset dhe si Spiderman na shpëtoi nga 4 gola (por jo nga ankthi i një drame të pandodhur) dhe mbajti Shqipërinë gjallë. Mbajti gjallë shpresat tona në stadium, megjithëse ndërkohë jeta shkurtohej një vit për çdo minutë që kalonte.

E njëjta që zgjatej çdo minutë që kalonte në pjesën e parë, pasi dibrani i familjes së emigrantëve në Greqi, Qazim Laçi, shënoi pas një krosi të shkëlqyer të Asanit, kros i vlefshëm thuajse sa një gol, plus një centimetër nga balluket e zeza të Qazimit, që nuk ndryshoi as fe, as emër e as kombësi, duke bërë grekët të shohin me zili, sesi një shqiptar, që ata e përbuznin, kreu aktin e parë të Mrekullisë së Hamburgut. E shikonin me zili nga televizorët në Athinë a Larissa. Pasi, ai Qazimi, ishte heroi i Hamburgut, në Europianin ku helenët, edhe këtë herë nuk shkuan dot.

Mrekullia e Hamburgut i zgjati jetën edhe Silvinjos. Së paku deri te goli i parë i kroatëve. Pasi më pas braziliani u tkurr, u mpak (u mpi pas golit të dytë kroat). Që si i pari, që si dy të tjerët nga italia, mbajnë vulën e bastit të humbur te Silvinjos me Hysajn në fushë, 90 minuta. Hysaj që po, ishte edhe në këtë ndeshje, përgjegjës kryesor për golat, por ama që vinte në fushë i shfajësuar, pasi ishte Konstantini i parë, i vdekur pa nisur ndeshja. Nga dhunimi i tufës së egër të të paudhëve anonimë për tre ditë rresht, të shqetësuar jo për kombëtare, por qerosë xhelozë për flokët e tij, obezë ziliqarë për tattoo-të e makinat e Elsit, fshatarë ziliqarë, që i kujtonin atij origjinën, duke folur nga Bjeshkët e Namuna të Internetit dhe anonimitetit. Dhjaksa që e vranë, që e futën në fushë, “të vdekur” Konstantinin e Koplikut. Por ai ashtu i zbehtë në fytyrë, me shikimin e prerë, testoi në mënyrë çnjerëzore limitet e zbehura nga mosha, sfidën egoiste që Silvinjo ia vari në qafë dhe e mori ashtu peshën e madhe dhe të pamerituar të një opinioni publik që i sheh Çunat, si gladiatorë e jo si bijtë e vet dhe i kërkon të vrasin Goliathin e tmerrshëm, që herë shfaqet i ftohtë klinik me fytyrën e Barrellës, herë me trupin herkulian të Budimir.

Por çunat e morën vetë fatin në duart e tyre në 20 minutat e fundit, për të bërë mrekullinë e Hamburgut. Ata u ringjallën, në pikën kur ne menduam se vdiqën bashkë me ne dhe shpresën. U ringjallën dhe mbijetuan deri në garën tjetër. Ashtu siç ky komb ka bërë prej dy mijë vjetësh.

Tani disa orë më pas, mund të bëjmë sërish gjyqin publik ndaj Hysajt, ndaj egoizmit të Silvinjos, të ulërasim deri në mëngjes, përse Daku e Hoxha nuk u futën më herët, për t’ja ulur edhe më poshtë ushkurët e dobësuara të një na ishte dikur Kroacie. Të tërboheshim, përse nuk futi Brojën, por futi Seferin. Kalorës përkthehet mbiemri i Taulantit, dhe ai si një kalë e njeri njekohësisht, si një centaur modern, na e mbyll gojën me vrapin e tij pafund në 100 metra lart e poshtë fushës e dy portave. Ashtu si Ramadani që si gladiator bëri atë që nuk bëri dot Elsi kundër pepinove: duke I dalë përballë predhave të topave kroatë. Ashtu si Asllani i pafat që në shtatë metra e 15 centimetra portë gjeti vetëm trupin e portierit kroat.

Sot na ndalohet gjykimi, ankimi, qaramanllëku i një kombi që mendon që është tifoz, trajner, lojtar e masazhator njëkohësisht i këtyre gladiatorëve, që të mërkurën pasdreke, hoqën tangërllëkun, ulën kokën, harruan jetën luksoze, morën përsipër baltën, përgjegjësitë dhe tekat e dikujt tjetër dhe ecën para deri në minutë të 96-të dhe treguan sesi duhet të jemi gjithë në të tjerët, që llapim shumë, por punojmë pak. Ata folën me heshtje dhe me qindra kilometra vrap. Mundën mundjen në fushë e në celularët që shpërndajnë pa mëshirë vjelljet e internetit. Dhe treguan se edhe një barazim është një fitore, kur mund jo vetëm kroatët, por edhe ne të tjerëve që i trajtojmë ata, më keq se romakët, skllevërit e luftës, që vriteshin në arenën e Koloseut.

Ata sot ishin një skuadër, që treguan sesi mund e duhet të jetë kombi I tyre. Ata në Hamburg nuk ishin Kombëtarja. Ata ishin tifozët më të fortë të Shqipërisë, ose rilindja e vërtetë e saj. Të sulmuar, të braktisur nga të vetët, nga trajneri i tyre, ata e morën fatin e kombit vet në duart e veta. Dhe në fund fituan. Ndoshta jo ndeshjet, por zemrat tona.

Bravo Çuna. Përulemi para jush.

Hamburg, 16 minuta pas mesnate, 20 qershor 2024.

Next Post
Lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, ndërsa rriten tensionet me Izraelin

Lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, ndërsa rriten tensionet me Izraelin

Comments 2

  1. L. Xh says:
    2 years ago

    Të lumtë Kol Balla.
    Nder e respekt.
    Rrofsh.
    Më mbushe shpirtin nga paudhësitë që dëgjojmë këto ditë, nga gjithollogët e pordhollogët e kësajë toke, që për gjithëçka japin mënd, deri edhe tek menstruacionet dhe seksi i pilivesave. U shofshin kjo rracë muti e gjithollogëve.
    Me konsideratë.

    Reply
  2. Sasha says:
    2 years ago

    Po, bravo Sokol. Por sot, Koli politika, shpëlau gjysmën e trupit të vet nga ndeshja e parë pasi humbjen ja dedikoi trajnerit, ndërsa sot nuk mund të thotë ndonjë fjalë të mirë përtë, sepse e mban veten për sovranist. Ju lumtë çunave dhe trajnerit të tyre

    Reply

Leave a Reply to L. Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In