• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çun Pagan

by Edison Ypi
14/03/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Po vija nga Fush Kruja. Me dëshirën për të humbur, u ktheva në një rrugë dytësore në të majtë te rrethrrotullimit të parë pasi kalon Urën e Tapizës. Duke parë se peisazhi nuk premtonte humbje por vetëm fitore, me shpresën të humbja diku mes labirintit të shtëpive dhe vilave mahnitëse, përsërita manovrën, u ktheva sërish më të majtë në një rrugë tretësore. Me të dalë nga rruga dytësore në atë tretësore, mu faneps një urë e ngushtë mbi një përrua. Pak para urës një çun nja dymbëdhjetë vjeç jepte-e-merrte duke rrokullisur drejt urës një gomë makine më të lartë se shtatin e vet. Çuni dukej si një Sizif me shkëmb mbi sup, ose një milingonë që po hiqte zvarrë nga fusha te shtëpiza një kalli gruri më të rëndë se veten e vet. T’i kisha parë veç e veç çunin dhe gomën, nuk do besoja se një çun aq i vogël mund të rrokulliste një gomë aq të madhe. E besova atë skenë vetëm sepse i pashë me sy të dy. E arrita çunin dhe gomën para se të hynin në urën e ngushtë. Mbuluar në djersë çuni nga gjithajo ngarkesë.

-Nga je ? e pyeta.
-Nga Kuksi.
-A e nxë në gjërësi kjo urë këtë makinë, dhe a e mban si peshë ? pyeta çunin, kot, për të hyrë në muhabet.
-Po, e nxë, kalo pa merak, u përgjigj çuni me një energji dhe kompetencë prej inxhinieri që prej vitesh merrej me makina dhe ura.
-Ku po e çon këtë gomë ?
-Në shtëpi.
-Pse të duhet ?
-Do ta djeg.

Një 12 vjeçar që me mundim të madh heq zvarrë gjithatë gomë të cilin kur vejë në shtëpi do i vërë zjarrin – skenë prej Walt Disney.

-Çfarë do ngrohësh, apo nxehësh, apo djegësh, me atë gomë ?
Çuni refuzoi të përgjigjej përmes një gjesti miqësor mospranimi me kokë.
-A ta bëj një foto ?
-Jo.

Nuk e zgjata.

Mendja më vajti te shtëpia e çunit që ndoshta ishte njëra nga shtëpitë e shumta të reja ose në ndërtim e sipër përtej lumit ku gomën do ta digjte. Për shembull, për me shkri ziftin për terracën, a për ndonjë punë tjetër të ngjajshme, për të cilën përdorimi i gomës si lëndë djegëse me çmim zero është e leverdisëshme ndaj qymyrit me çmim kacafiu.

E kotë të kaloja urën të shkoja më thellë në mëhallë me shpresë se do humbja. Edhe po ta bëja, zor se mund të gjeja diçka më intriguese se një çun i vogël që rrrokullis një gomë kamionin më të rëndë se veten për ta çuar në shtëpi për ta djegur për një arësye misterioze. Rrotullova makinën, u nisa nga erdha.

Duke u larguar nga çuni dhe goma, apo milingona dhe kalliri, shoh një pesësdhjet vjeçar mbi biçikletë.

Nuk u flas udhëtarëve mbi biçikletë nga frika mos aksidentohen. Por pas refuzimit të çunit për të bërë foto dhe për të më thënë arsyen pse do digjte gomën, kurioziteti më ishte bërë i papërmbajtur.

-E pe atë çunin me gomë ?
-Po, e njoh. Është djali i një komshiut. I kemi shtëpitë kurriz më kurriz. Ata janë nga Kuksi. Ne jemi nga Mallakastra. Çuni është moshatar dhe shok klase me çunin tim.
-Pse i duhet çunit ajo gomë ?
-Për të festuar Ditën e Verës, tha mallakastrioti, kush mundet nga fëmijët e mëhallës, sjell nga një gomë. Presin të vijë mbrëmja, dhe u vënë zjarrin gomave. Vallzojnë e këndojnë çuna e goca rreth zjarrit të gomave deri natën vonë, derisa gomat bëhen pluhur e hi. Ka ca vite kështu e bëjnë Ditën e Verës të gjithë kalamajtë e të gjitha katundeve këtej rrotull.
-Pse nuk më la t’i bëja foto ?
-Sepse nuk e ka përfunduar shtëpinë.
-Ta bëj ty një foto ?
-As unë s’pranoj të më bësh foto, se edhe unë s’e kam mbaruar shtëpinë.

Faleminderit kalimtar.

Kthej kokën nga ura. Çuni ishte zhdukur.

Kthej kokën nga tjetri. Edhe ai qe zhdukur.

Më lanë të dy vetëm në mes të rrugës si idiot.

Le të vazdojnë të rriturit të vjedhin, të vriten, të vrasin, të urrejnë njerzit e punës, të adhurojnë llapaqenat etimologë folklorikë, tu lëpihen princërve budallenj. Për Ditën e Verës fëmijët nuk ndezin më zjarr me shkarpa, por vetëm zjarr me goma. Çunat dhe Gocat nga veriu, jugu, lindja, perëndimi, e kanë bërë zgjedhjen. Nuk besojnë më zotat e rinj e të ftohtë. Besojnë vetëm zotat e vjetër e të zjarrtë, zotat Paganë.

Next Post
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

Doktrina e Lulzim Bashës duhet mbështetur nga një aleancë e gjerë

Comments 1

  1. Mustaf Elez Memia says:
    2 years ago

    …..këta ardhanjakë, ra prej mali, si cinglimajmunët prej pylli, të tipit Sal Shiqere Berisha, të vetmen trashëgimi që mundohen të ruajnë, është ZJARRI, për të luftuar “armikun”, “shejtanin”, etj. çfarë mund tu pjellë mëndja vrasëse, dhe si të tillë, “pregatiten” si paramilitarë e kontigjentë të krimit të çastit apo të organizuar, në gjurmë të etërve – bij të injorancës made in dru me pre……..
    Rroftë e qoftë, kryekrimineli Sali Shiqeri, që na e mbushi këtë vënd, me kriminelë junior, të gatshëm për çdo veprimtari të kundraligjshme.

    Reply

Leave a Reply to Mustaf Elez Memia Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In