• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çufot dhe bubat kaçurrel janë mbledhur në çadrën e cirkut”/ Rama: Programi i tyre është një menu dëshirash që ‘ta hajë kush ta hajë’

by Java News
15/03/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se shqiptarët do i japin PS-së mandatin e tretë sepse sipas tij ‘reformat i çojmë përpara vetëm ne’.

Në aktivitetin e tij politik ‘Rruga drejt 25 prillit’ ku në fokus janë pagat, taksat dhe biznesi për planin e veprimit të Partisë Socialiste në vitin 2021-2025, kreu i qeverisë theksoi jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh, por populli është gati të na mbështesë sepse populli e di që ne nuk kemi shmangur vështirësitë.

“U ka bërë bisht të vështirave populli e ka lënë PS-në në baltën e vet. Sot kur ne duam një mandat të tretë populli është gati të na mbështesë. Jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh. Ka dhe me të drejtë. Por populli është gati të na mbështesë sepse populli e di që ne nuk kemi shmangur vështirësitë. Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore që eliminoi 300 vatra taksash e vjedhjesh, reforma dixhitale, reforma e pronës që është futur më në fund në rrugë të drejtë, reforma në drejtësi e të tjera akoma. Nëse këto reforma do të ishin bërë më parë Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe. Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë, e cila është e mundimshme por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e vetmja forcë që mund  ta bëjë këtë jemi ne. Vizioni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari. Plani ynë i veprimit është një program qeverisë me masa dhe afate të caktuara. Programi i tyre është në menu dëshirash që ‘ta hajë kush ta hajë’. Ne themi sot në ‘Planin tonë të Veprimit’ që do të jetësojmë Shqipërinë e vitit 2030 dhe jo një plan për të joshur elektorat”, tha Rama.

Rama ka ironizuar opozitën, që sipas tij në programin elektoral ka një menu ku të gjithë përpiqen të hanë diçka.

Ne i duam votat për të ndërtuar rrugën e të ardhmes, ata kanë zgjedhur të njëjtën rrugë të vjetër të joshjes elektorale, me pretimin kap ca të kapës.

Këto tonat janë masa të planifikuara për tu zbatuar nga qeveria ime. Ndërsa të tyret janë premtime për ti marrë era e vjeshtës së parë në qeverisjen e Lulit, Saliut, Ilirit, Monikës, Shpëtimit, Dashit, Mediut, Dules, Dukës, Nard Dokës dhe Palokës dhe të tërë çufove dhe bubave kaçurrel që janë mbledhur në atë çadër cirku ku nuk mungon as Marku dhe as Gjekmarku”, tha ndër të tjera Rama.

g.kosovari

Next Post
“Do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë”/ Rama: Mandatin e 3-të çojmë në 400 mijë lekë pagën minimale

"Do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë"/ Rama: Mandatin e 3-të çojmë në 400 mijë lekë pagën minimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com