• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…

by Artur Ajazi
16/06/2022 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Të gjithë e kujtojmë se si, OFL-ja e famshme, bëri disa goditje të forta ndaj krimit të organizuar, për pasojë edhe rekomandime ndaj strukturave më të larta të drejtësisë, lidhur me sekuestrot e pronave të paligjshme. Një pronë quhet e paligjshme në çdo vend të botës, kur i takojnë një personi, që nuk ka as vitet e punës, as moshën dhe as kuntributin financiar, për të justifikuar vlerën e tyre. Kujtoj këtu se, OFL-ja e famshme, vuri “shiritin e kuq” në afro 216 prona në gjithë vendin, por sot rezulton se gjykatat kanë rikthyer ofro 90 per qind të tyre tek i “zoti”. Dhe ç’mbeti pas kësaj ? Asgjë, hotelet, trojet, vilat, resortet, ju rikthyen të zotit, dhe gjithçka vazhdon normalisht. Dje mësuam se në Korçë, qenka konfiskuar një hotel, dhe lajmi shfaqej me bujë të madhe në disa media, referuar strukturave policore.Hoteli në fakt ishte në pronësi të një gruaje 60 vjeçare, por sipas informacioneve policore “rezulton se ishte ndërtuar nga para të pista të një të afërmi të saj”. Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve në Shqipëri nuk kanë të mbaruara. Në Durrës para 2 muajsh u fol shumë se “pritet të sekuestrohen 2 hotele dhe pallate që janë ndërtuara me para krimi nga X dhe Y”. Por rezulton se deri sot atje nuk ka vajtur asnjë polic, nuk është vendosur asnjë shirit i kuq, nuk ka vajtur asnjë prokuror apo vendim gjykate, dhe aktiviteti vazhdon normalisht. Pse ndodhin këto gjëra, pse strukturat e shtetit nuk krijojnë një vijueshmëri normale të veprimeve të tyre në goditjet ndaj krimit dhe emrave që më parë publikohen në faqe gazetash, dhe pastaj dalin se ishin “në rregull, u akuzuan gabimisht, u liruan për mungesë provash”. Në rast se OFL-ja, SPAK-u, KLP-ja, KLGJ-ja, dhe lloj-lloj strukturash të tjera të drejtësisë së se, nuk e dinë se, pallatin, vilën, resortin, fshatin turistik, apo dhe biznesin, i ngrenë njerëz që justifikojnë gjithçka përmes viteve të punës, apo dokumentacionit të vërtetë zyrtar përmes sistemit bankar, (dhe jo përmes thasëve me para që vijnë nga jashtë në rrugë të paligjshme) atëhere këtu ja vlen të ndalemi. Drejtësia e re, duhet të barazpeshojë të gjithë njëlloj, dhe jo të diferencojë,ata që kanë prapavijë të dyshimtë në pronat që disponojnë. Në rast se SPAK-u apo dhe gjykatat sekuestrojnë dhe konfiskojnë me bujë një hotel diku në periferi të Korçës apo Beratit, dhe e quajnë “sukses”, dhe nuk shikojnë “qiellgërvishëset” mes Tiranës, kjo nuk është rastësi….Kostua e një 20 katëshi, është 150 herë më e madhe se kostua e një hoteli në periferi, ndaj hajde të bëjmë llogarinë e çdo investimi. Unë njoh shumë persona që nuk kanë kaluar as 30 vitet e jetës tyre, dhe disponojnë prona marramendëse, biznese, firma, kompani ndërtimi (makina të shtrenjta) etj.., dhe që nuk besoj se i kanë të blera me vëna para të “djersës së ballit”. Madje i bëjnë karshillëk institucionit të drejtësisë fare pranë, duke ndërtuar dhe zhvilluar një pjesë të bizneseve të tyre. Çuditë me sekuestrimet dhe konfiskimet do të ishin të besueshme, në rast se drejtësia e re, do ta kishte seriozisht dhe pa asnjë dallim betejën e saj, me çdo njeri që nuk arrin të justifikojë pasurinë fizike dhe atë monetare, por jo duke u marrë me dykatëshe në periferitë e qyteteve. Pavarësinë, mbrojtjen dhe sigurinë që kanë sot institucionet e drejtësisë së re, duhet ta justifikojnë (paçka ngarkesës që kanë me dosjet e prapambetura) me barazinë para ligjit të kujdo që vegjeton mbi pasuri të paligjshme duke e nisur nga Tirana, dhe pastaj duke u përhapur në periferi.
Next Post
REPLIKAT / Tabaku përplaset me ministren e Financave: Kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë

REPLIKAT / Tabaku përplaset me ministren e Financave: Kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In