Në mesin e verës, dhe ku temperaturat kanë kaluar më shumë se 35 gradë, në Itali janë shfaqur reshjet e dëborës.
Sinoptikanët e kanë quajtur një fenomen të pazakontë.
Bora ka rënë saktësisht në zonën e Dolmitit dhe Marmoladas, në lartësinë 3 mijë e 300 metra mbi nivelin e detit.
Meterologët shpjegojnë se këto ngjarje janë të lidhura me paqëndrueshmërinë që del nga kontrastet midis ajrit të freskët të Atlantikut dhe ajrit të ngrohtë të pranishëm në territorin italian, rezultatet e të cilit mund të duken të dukshme dhe të habitshme në të njëjtën kohë.
Siç shihet edhe nga pamjet, reshjet kanë qenë me intesitet të lartë./a.m.