Duke iu afruar turmës para Kryeministrisë, Monika Kryemadhi e ka përshkuar rrugën duke folur LIVE për televizionet.
Teksa u pyet për zgjedhjet lokale, ajo tha se kur ka parë listën e kandidatëve të PS-së, kuptoi se Rama po punon për t’i shtyrë zgjedhjet.
Kreu i LSI tha se emrat e deputetëve që po kandidojnë janë futur me qëllim që të largohen nga jeta aktive e Kuvendit pasi Edi Rama i ka frikë.
Në fakt, deputetët që kandidojnë numërohen me gishtat e dorës. Më “të fortët” janë Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli…
/javanews/a.rada










