• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudirat pas publikimit të pagave/ I riu nga Durrësi: Jam në Itali, por zbulova se punoj në Tiranë…

by
29/12/2021 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çudirat pas publikimit të listës së pagave të 360 mijë shqiptarëve duket se nuk do të sosen edhe për ca kohë. Njerëz që punojnë jashtë vendit kanë zbuluar se “punokan” edhe në Shqipëri: Madje njëri prej tyre shofer në një kompani private në Tiranë.

A.M., 24 vjeç, nga periferia e Durrësit, bëri të ditur shqetësimin e tij.

Ai ndodhet në Itali prej korrikut ndërkohë që më parë punonte mekanik ku t’i dilte punë. Pas publikimit të listës së pagave disa ditë më parë, A.M. ishte telefonuar nga i vëllai i tij, i cili i kishte treguar se deri në prill të këtij viti rezultonte se punonte si shofer në një kompani private me rrogën minimale prej 30 mijë lekësh.

“E dija që ka një dokument që tregon të gjitha të dhënat, përfshi edhe pagën por nuk isha bërë kurioz duke qenë se e dija se emri im nuk do të ishte aty; familjarëve ua dija rrogën, kështu që nuk më interesonte. Por vëllai më dërgoi një video ku dilte emri im dhe puna që unë (nuk) bëja”, tregon A.M.

Vëllai i A.M. kishte kërkuar emrat e gjithë pjesës tjetër të familjes dhe A.M kishte “rezultuar” punëtor në një kompani private, të cilën e kishte në pronësi një kushëriri i tyre, me të cilin kanë marrëdhënie të mira.

Bashkë me emrin e A.M. ishin dhe emrat e 4 fëmijëve të kushëririt pronar, edhe i madhi që ndodhet jashtë vendit për studime.

“Ky kushëriri më ka marrë një CV para një viti me idenë se do të shohë për një punë për mua. Kartën e identitetit mund ta ketë marrë në çdo moment sepse rrija shpesh me të”, tregon A.M., i cili shpreh habinë se si ai mund të jetë regjistruar si punonjës në një kompani, ku i paguhen siguracione dhe se si tërhiqen paratë e “tij” në bankë…

Ndërkaq, të rinj të tjerë, të cilët nuk janë prekur direkt nga skandali i publikimit të rrogave, duket se janë indiferentë.

“Jam në rregull për aq kohë sa çdo pjesëtar i familjes time nuk preket. Më vjen mirë që dolën rrogat ‘skandal’ që të gjithë të kuptojmë dhe një herë se si funksionon në vendin tonë”, thotë një i ri në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Arditi, një tjetër i ri po në këtë shkollë, thotë se kjo ishte për të një mënyrë për të hapur sytë të gjithë, gjithashtu dhe për të kuptuar se si funksionon pjesa e rrogës bashkë me gjithë “kleçkat” e saj. “Nuk më intereson në fakt pasi unë nuk punoj por gjithsesi e kam hapur për të parë rrogat e personave që njoh dhe sidomos të atyre që ‘ankohen’ për paratë”, tregon një tjetër gjimnaziste në rrugën e Durrësit.

Disa të rinj të tjerë të moshës 20-23 vjeçare thanë se publikimi i pagave ishte një mënyrë për të shuar kuriozitetin “alla shqiptar”, asgjë më shumë.

“Pagat e askujt nuk më bëjnë përshtypje sepse e di se çfarë nuk mund të presësh, por gjithsesi kam kaluar disa orë të mira duke parë pagat e të afërmve, thjesht për kuriozitet”, tregon Anisa, 22-vjeç.

*Inicialet në këtë shkrim janë ndryshuar./ Burimi: Gazeta Si

/b.h

Next Post
ANALIZA: Rama apo Kurti, kush po punon si patriot?

ANALIZA: Rama apo Kurti, kush po punon si patriot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan rrugët e Tiranë, procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Nura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës

June 28, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

June 28, 2026
Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

June 28, 2026
Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

June 28, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre paradokse tragjikomike që ka prodhuar protesta

June 28, 2026
Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

June 28, 2026
Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

June 28, 2026
“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In