• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çudirat e vettingut, habit prokurori: Fala trafikantin (47 vjeç), se ishte i ri!

by A R
06/01/2019 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 23 nëntor të 2018, vendoi të shkarkonte nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilia, pas një hetimi të thelluar, asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, arriti në konkluzionin se prokurori nuk justifikon pasurinë me të ardhura të ligjshme si dhe ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Sa i takon kontrollit të figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në një raport të datës 2 nëntor të 2017, thekson se Shpëtim Kurti ka pasur kontakte të papërshtatshme, me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky raport është përditësuar dy herë nga DSIK, fillimisht në 6 shtator 2018 dhe më pas në 14 nëntor 2018, duke theluar bindjen se prokurori nuk duhet të shërbejë në sistemin e drejtësisë.

Çudia e madhe

KPK ka bërë një hetim të thelluar mbi figurën e prokurorit të Tiranës Shpëtim Kurti, i cili dyshohet se ka favorizuar trafikantë të qenieve njerëzore në të paktën dy raste. Nga hetimi rezulton se më datë 30 shtator 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcjellë një dosje penale pranë Prokurorisë së Tiranës, për shkak moskompetence, ku ishte përfshirë shtetasi H. M. dhe të tjerë, pasi grupi i strukturuar kriminal dyshohej se ishte përfshirë në dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin kundër shtetasve: H. M., A. P., Sh. S., A. B., K. B., e të tjerë.

Shpëtim Kurti, në cilësinë e Zëvendësprokurorit të Rrethit, i ka caktuar këtë çështje prokurorit (E. K.), për ta hetuar. Pas një vitit, prokuroria shpalli akuzat. Më datë 25 maj 2016, gjykata ka dënuar shtetasin H .M., dhe të tjerët në përputhje me kërkesën e prokurorit të çështjes, me 5 vjet burgim, duke zbritur më pas 1/3 e dënimit. Sipas KPK, prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës një dënim në minimumin e parashikuar nga ligji për këtë akuzë – dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, në bashkëpunim, që është 5 vjet (ligji parashikon dënim maksimal prej 10 vjetësh). Ndërkaq, arsyetimi i prokurorit për kërkesën e minimumit të dënimit bazohej sipas tij edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38 – 47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.

I akuzuari H. M., asokohe ishte 47 vjeç, për të cilin prokurori ka thotë se ishte i ri.

“Një tjetër arsye pse u kërkua minimumi i dënimit minimal ishte fakti që të akuzuarit pretendohej se nuk ishin dënuar me parë. Ndërsa ka rezultuar se shtetasi H. M., kishte qenë i dënuar në vitin 2011, për falsifikim monedhash në bashkëpunim; Gjithashtu, rezulton se subjekti i rivlerësimit nuk ka ushtruar të gjitha kompetencat e tij, për të ndryshuar dhe përmirësuar veprimtarinë hetimore vendimet e prokurorit në këtë çështje, – ashtu siç i takonte në bazë të urdhrit nr. 148/2008 të Prokurorit të Përgjithshëm -asokohe në fuqi”, thuhet në vendimin e KPK.

Çështja tjetër

Nga hetimi i KPK rezulton se më datë 9 janar 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistruar procedimin penal në bazë të nenit 298 “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe nenit 333/a “Grup i strukturuar kriminal” kundër shtetasve H. M., P. B. dhe personave të tjerë. Shtetasi H. M. është po i njëjti person që referohet edhe në rastin më lart.

“Në sajë të veprimeve hetimore dhe përgjimeve të ndërmarra nga kjo prokurori, ka rezultuar se mes përgjimesh kjo dosje përmbante edhe një SMS të nisur nga shtetasi P. B. – asokohe nën hetim për krim të organizuar – drejt një tjetër numri telefoni celular (në atë moment poseduesi i tij rezultonte i pa identifikuar). Teksti i mesazhit të nisur përmban një kontakt të ruajtur në celularin dërgues, që i përcjell tjetrit, dhe konkretisht: “Shpëtim Kurti 0……..” Pas rreth një viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi pushimin e çështjes kundër shumë prej të akuzuarve, përfshirë edhe z. P. B. dhe transferoi çështjen kundër z. H. M. dhe një personi tjetër, pranë Prokurorisë së Gjirokastrës (për shkak moskompetencë)”, thuhet në vendim. Ndërkaq, Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedimin penal, por edhe kjo prokurori, më datë 10 janar 2008, e ka pushuar çështjen kundër shtetasit H. M. dhe personit tjetër. “Për sa më lart, veç të tjerash, minimalisht qartëson faktin se shtetasit H. M. dhe P. B., të cilët ishin proceduar penalisht për pjesëmarrje në krim të organizuar, por nuk patën pasoja, pasi çështja u pushua”, arsyeton KPK.

Qëndrimi i prokurorit Shpëtim Kurti për konstatimet e KPK

1. Në lidhje me kontaktin e papërshtatshëm, subjekti i rivlerësimit, është shprehur se ai nuk e mohon faktin që e ka takuar z. H. M. – të cilin e njeh pasi kanë origjinë krahinore të përbashkët. Takimi ka qenë në mënyrë rastësore, më datë 08.01.2013, në një lokal afër punës, por asokohe, z. H.M., nuk ishte as nën hetime – të cilat nisën pas tre muajsh – dhe as nuk ka qenë ndonjëherë i përfshirë në krimin e organizuar dhe për rrjedhojë, konkluzionet e DSIK-së janë të pabazuara pasi, subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur asnjë kontakt të papërshtatshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar;

2. Ky person ka qenë për shumë kohë nën hetim dhe nëse subjekti do të kishte pasur kontakte të tjera me të, kjo do të ishte pasqyruar në dosjen hetimore;

3. Po ashtu subjekti nuk e njeh shtetasin P.B., – i cili ka nisur një SMS me emrin e subjektit në tekst – dhe bën prezent faktin që në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile janë 12 persona me emrin “Shpëtim Kurti”;

4. Në lidhje me hetimin e kryer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në çështjen penale nr. (***)/2013, ndaj shtetasit H. M. etj, subjekti sqaron se ai ka kryer vetëm caktimin e prokurorit të çështjes, dhe ka firmosur një zgjatje hetimi, por nuk ka ndërhyrë, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, as ka akte të përpiluar, kontrolluar apo firmosur prej tij, as ka urdhëruar apo propozuar ndonjë qëndrim, apo të ketë ushtruar ndonjë ndikim të paligjshëm  te prokurori i çështjes. Kjo edhe për faktin që prokurori i çështjes H.M., nuk bënte pjesë në grupin e prokurorëve që ishin në linjën që drejtonte subjekti;

5. Subjekti nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e personave që ndihmonin shtetasit shqiptarë të shkonin drejt Anglisë, dhe ai as për vëllain dhe as për djalin e xhaxhait nuk ka kontaktuar apo ndihmuar për të shkuar në Angli;

6. Ngjashmëria e denoncimeve me informacionet e përcjella nga raporti i DSIK-së lënë dyshime se të njëjtët persona paraqesin denoncime gjithandej dhe bëhen vetëm me qëllim dashakeqës dhe që e kanë çuar DSIK-në në konkluzione ireale dhe të pasakta, pa kryer verifikimet e duhura./shqiptarja

a.cupaj

Next Post
Sherr për emigrantët e bllokuar në det, Di Maio: Të vijnë! Salvini: Harroje, vendos unë!

Sherr për emigrantët e bllokuar në det, Di Maio: Të vijnë! Salvini: Harroje, vendos unë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In