• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudira shqiptare, Dukën e eliminuan bashkatdhetarët, ja e-maili kundër tij në Komitetin e UEFA-s

by A R
18/04/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një individ apo grup i paidentifikuar nga Shqipëria ka bërë anti-fushatë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke u kërkuar Federatave europiane që të mos e zgjidhnin në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sipas “Gazeta Lajm”, në fundin e muajit mars, në adresat e të gjithë Federatave europiane është dërguar një e-mail me akuza të ashpra kundër Dukës, për sa u përket manipulimeve të ndeshjeve, tolerimeve apo edhe ndikimit politik. “Gazeta Lajm” bën të ditur se e-maili është shoqëruar me Incizime video dhe audio.

duka letra

Teksti i e-mailit

Të nderuar Zotërinj,

Përzemërsisht ju lusim të lexoni këtë porosi. Është me rëndësi të madhe për ardhmërinë e futbollit Shqiptar dhe Evropian dhe me rëndësi të veçantë po ashtu edhe për Komitetet etike të UEFA-s dhe FIFA-s.

Para disa javëve keni filluar fushatën zgjedhore për UEFA ExCom. Mësuam se në mesin e kandidatëve për pozitë në ExCom., gjendet edhe kryetari i Federatës shqiptare, Armand Duka.

Para disa muajve UEFA përjashtoi nga garat klubin shqiptar KS Skënderbeu. Klubi u ankua në Gjykatën për Arbitrazh Sportiv (CAS) pak pasi iu bë ndalesa, por humbi. CAS pranoi vendimin e UEFA-së, që ishte i bazuar pjesërisht në motive të parregullta bastesh. Bazuar në raportin që UEFA ia prezantoi CAS-it, së paku 51 ndeshje ku kanë luajtur klube shqiptare janë manipuluar për qëllime bastesh. Dhe 41 prej atyre 51 ndeshjeve janë luajtur në Ligën e parë shqiptare! sa për informim tuajin, në Shqipëri të gjitha garat organizohen dhe varen nga federata.

Nuk ka pasur reagime nga federata shqiptare edhe pse gjithçka ka ndodhur para syve të saj!!!

Emri i presidentit të Federatës shqiptare vërehet në raportet investigative dhe në këtë raport shumë mirë është sqaruar relacioni i Dukës me këtë klub dhe presidentin e tij. (Report KS Skenderbeu Korce/ September 2015 – see Page 8 & 9 – Senior Figures at Skenderbeu). Duka në mënyrë të drejtpërdrejtë është i involvuar në këtë klub që është përjashtuar, por çuditërisht ai nuk është sanksionuar!!!)

Problem serioz paraqet fakti se 51 ndeshjet nuk janë asgjë… ka shumë, shumë më tepër ndeshje të manipuluara për qëllime bastesh! Është futbolli më i korruptuar në Evropë. Çdo javë, pa përjashtime, ka ndeshje të manipuluara? Të gjithë në Shqipëri e dinë se ai është boss-i i të gjitha manipulimeve, në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.

Gjatë kësaj vere, Shqipëria mori pjesë në Euro2016. U kualifikuan duke fituar ndeshjen e fundit në Armeni 0-3 në një ndeshje mjaft të dobët të armenëve, të cilët disa javë më herët luajtën një ndeshje të shkëlqyer me Danimarkën!!! Çka ndodhi me armenët??? …Lexojeni deklaratën e presidentin të Federatës Armene të Futbollit dhënë në World Soccer – 26 Nëntor, 2015.

Duke folur për mediumet në Armeni, Hayrapetyan deklaroi se ai gjithashtu beson që “gjatë ndeshjes ka ndodhur tradhti” “Lojtarët e kombëtares sonë thjeshtë sikur nuk dëshironin të luajnë. Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, kishte një tradhti gjatë saj. Madje edhe nëse trajneri më i mirë do të udhëhiqte ekipin tonë gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, rezultati do të ishte njësoj”.

Prapë se prapë nuk pati hetime!!! (Ekzistojnë dëshmi të shumta por nuk ka vullnet dhe dëshirë për investigime nga ana e autoriteteve)

“Zero tolerancë për kurdisjen e ndeshjeve”, deklaroi kryetari i UEFA-s para disa ditëve!!!

duka2

Gjatë këtyre 15 viteve si president, ai ka krijuar një grup mafioz me një grup të kryetarëve të Superligës të cilët manipulojnë ndeshjet në Shqipëri dhe UEFA. Thuajse çdo javë ka ndeshje të manipuluara. Po ashtu marrëdhëniet e tij të mira me politikanët dhe korrupsioni tepër i lartë i gjyqësorit në vend, e lehtësojnë punën e tij. Dhe nuk ka nevojë për UEFA-n dhe FIFA-n të presin informacionet tona sepse mund t’i shohin e reagimet e tifozëve, disa klubeve dhe një pjese të shtypit shqiptar.

Megjithëse ai tenton të kontrollojë mediumet, ka gazetarë që marrin guximin të raportojnë, ndonëse nuk është lehtë në një vend si Shqipëria. Duke folur në Konventën Ndërkombëtare Sportive në Gjenevë, një përfaqësues i UEFA-s tha se ka bë disa udhëtime në Shqipëri, por vitin e fundit “e kuptuam që kemi shpenzuar mjaft kohë dhe para”. “Me të vërtetë ishte e vështirë të bashkëpunohet me autoritetet lokale”, shtoi ai.

Deri sa udhëton me fluturime çarter, në business class, vetura dhe hotele luksoze për të zhvilluar fushatën e tij, ai ka vendosur të mos paguajë rrogat e të punësuarve të tij për muajin Janar!! A mundet dikush ta paramendojnë një situatë të tillë në Evropë! Ky është skandal! Ky është kandidati “ynë” për ExCom”. TURP! TURP!

duka letra

Akti i fundit i turpshëm është presioni që ai ushtron ndaj të punësuarve dhe trajnerëve, të ndihmojnë në fushatën e vëllait të tij që është kandidat për Parlamentin Shqiptar. Dhe të punësuarit në federatë janë të tmerruar për sepse nëse flasin publikisht, ai i nxjerr në rrugë. Ai i kontrollon ata nga zyra e tij private me sistem kamerash të instaluar në zyrën e federatës! TURP! TURP!

Veprimet e tij janë totalisht në kundërshtim me kodin e menaxhimit. Çka janë duke bërë Komitetet e Etikës në UEFA dhe FIFA? Vetëm për emrat e mëdhenj?

Pse lejon UEFA një president të federatës të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv kur njëri prej klubeve të tij është përjashtuar nga garat e UEFA-s për shkak të kurdisjes së 41 ndeshjeve në ligën vendore që i takon federatës së tij? Presidenti i cili një ditë, për kënaqësinë e vetë, vendosi të mos paguajë të punësuarit, ndonëse legalisht nuk ka kompetenca të tilla? I keqpërdor ato për interesa private?

Siç mund ta vëreni kandidati shqiptar për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është “pronar” i Futbollit Shqiptar. Ai është delikuent! Dhe kjo është TURP! TURP!

Tani, me miq të tij të afërt, tenton të bëhet mik i mirë me presidentin e UEFA-s, sepse ka votuar për të dhe i kanë premtuar se do ta mbështesin përballë kryetarit të Federatës Holandeze të Futbollit i cili ishte kundërkandidat i Ceferinit në zgjedhjet e fundit në UEFA!!! TURP! TURP!

Gjithashtu tentoi të heshtë mediumet, por mundtë lexoni për çdo ditë lidhur me skandalet në futbollin shqiptar…”

Next Post
Serbët kundër Thaçit dhe Ramës: Ideja e Shqipërisë së Madhe, varrosur me Enver Hoxhën

Serbët kundër Thaçit dhe Ramës: Ideja e Shqipërisë së Madhe, varrosur me Enver Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In